Politike

FOTO/ Pasi votoi, Kurti shijon një kafe së bashku me familjen, mesazhi i tij: Sot qenka ditë e bukur e me diell të fortë!

Ai ka ndarë foton në rrjetet sociale, teksa ka shkruan se dita e mirë thonë shihet që në mëngjes.

9 Shkurt 2025, 13:06 Nga M.B
FOTO/ Pasi votoi, Kurti shijon një kafe së bashku me familjen, mesazhi
Kurti me familjen

KOSOVA- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti pas votimit ka shijuar një kafe së bashku me prindërit dhe bashkëshorten e tij. Ai ka ndarë foton në rrjetet sociale, teksa ka shkruan se dita e mirë thonë shihet që në mëngjes.

“Dita e mirë thonë shihet që në mëngjes. E sot qenka ditë e bukur e me diell të fortë. Prandaj vendosëm që pas votimit ta shijojmë edhe kafen e mëngjesit bashkë. Jo veç baba, por edhe nana, edhe reja e djali”, shkruan Kurti.

Qytetarët e Republikës së Kosovës sot ushtrojnë të drejtën e votës, në zgjedhjet e para të rregullta parlamentare që prej shpalljes së pavarësisë më 2008.

Numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, është 1 milion e 970 mijë e 944 votues.

kosova

Sondazh

Poll