Politike

"Komisariatet e Tiranës janë mbushur me të rinj"/ Protesta e opozitës, Kaso: Policia ka marrë urdhër të arrestojë aktivistët! Mes tyre ka edhe të mitur

Kaso shprehet se policia sipas tij ka marrë urdhër që të arrestoje dhe të burgosë aktivistët e opozitës të cilët kanë dalë për të shprehur revoltën e tyre kundër qeverisë aktuale.

9 Shkurt 2025, 12:46 Nga B.Z
"Komisariatet e Tiranës janë mbushur me të rinj"/
Ivi Kaso

TIRANË - Sekretari për Çështje Ligjore dhe Zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso në një deklaratë për mediat se komisariatet e Tiranës janë mbushur me të rinj dhe adoleshentë. Kaso thotë se policia dje dhe ditën e sotme ka arrestuar të rinj aktisivtë që ishin në protestë madje mes tyre ka edhe të mitur. 

Kaso shprehet se policia sipas tij ka marrë urdhër që të arrestoje dhe të burgosë aktivistët e opozitës të cilët kanë dalë për të shprehur revoltën e tyre kundër qeverisë aktuale.

Deklarata e sekretarit të Çështjeve Ligjore dhe Zgjedhore në PD, Ivi Kaso

Pjesëmarrja masive e qytetarëve në protestën e së shtunës, ka shtuar dhe më shumë panikun e Edi Ramës dhe sejmenëve të tij në qeveri dhe polici për humbjen që i pret në zgjedhjet e 11 majit.

Narkopolicia me urdhër të narkoregjimit ka arrestuar sot dhe mbrëmë menjëherë pas proteste dhjetëra të rinj aktivistë të Partisë demokratike dhe opozitës.

Komisariatet e Tiranës janë mbushur me të rinj dhe adoleshentë.

Engjëll Tafasi, i riu i arrestuar mbrëmë dhe te tjerë të ndaluar sot përfshirë edhe të miturin Amarildo Tuga janë prova se Hoxha i diktaturës së re e kupton rendin dhe sigurinë si përballje dhe eliminim të opozitës dhe të drejtës për tubim.

Qëllimi është një: Frikësimi i opozitareve pas panikut për protestën madhështore që lajmëroi mbrëmë fitoren e Partisë Demokratike më 11 maj. Por e historia ka treguar se demokratët nuk i kanë trembur kriminelët e diktaturës, aq më pak do i trembin fotokopjet e tyre

Partia Demokratike i bën thirrje nipit të qoftëlargut dhe shërbëtorit të narkoshtetit të frenojë përdorimin e policisë kundër opozitës dhe ti përdorë kundër krimit. Të luftosh opozitën dhe të bashkëpunosh me organizatat kriminale është një krim që nuk harrohet dhe do të ndëshkohet.

Përndjekja e aktivistëve të opozitës ndërkohë që vijon persekutimi politik dhe burgosja e eksponentëve të larte të saj, nuk e tremb shpirtin opozitar dhe as e kthen nga rruga vrullin e fitores së 11 majit. Ata që japin urdhra arrestimesh dhe ata që i zbatojnë me zell ato do të japin llogari pas 11 majit.

Të arrestuarve, ndaluarve, familjarëve të tyre dhe të gjithë demokratëve u bëjmë me dije se nuk janë vetëm. Gjithsecili prej tyre do të ketë mbrojtje ligjore dhe politike nga opozita.

Partia Demokratike e ka te qartë:

Programi i dhunës po ia le vendin Programit të Ndryshimit!

ivi kaso pd proteste

Sondazh

Poll