Politike

Ambasadori i BE në Kosovë vizitë në qendrën e votimit në Vushtri, thirrja për qytetarët: Ushtroni të drejtën e votës

Më herët në një reagim për mediat në Kosovë, Shefja e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian (EOM), Nathalie Loiseau, tha se 104 vëzhgues janë në terren, në kuadër të misionit, duke mbikëqyrur procesin zgjedhor në Kosovë.

9 Shkurt 2025, 12:27 Nga r.ll
Ambasadori i BE në Kosovë vizitë në qendrën e votimit
aivo orav

KOSOVË- Ambasadori i Bashkimit Europian në Kosovë, Aivo Orav, ka vizituar ditën e sotme një qendër votimi në Vushtrri, për të vëzhguar më nga afër zhvillimin e zgjedhjeve. Ai shprehet se populli i Kosovës duhet të ushtrojë të drejtën e votës dhe të shprehë lirisht zgjedhjen e tij. 

“BE-ja ka vendosur Misionin e Vëzhgimit të Zgjedhjeve të BE-së në Kosovë 2025 për të vëzhguar të gjitha aspektet e këtij procesi. Populli i Kosovës duhet të ushtrojë të drejtën e votës dhe të shprehë lirisht zgjedhjen e tij”, ka shkruar ambasadori Orav.

Më herët në një reagim për mediat në Kosovë, Shefja e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian (EOM), Nathalie Loiseau, tha se 104 vëzhgues janë në terren, në kuadër të misionit, duke mbikëqyrur procesin zgjedhor në Kosovë. Ajo tha se qëllimi i vëzhguesve të BE është të vlerësojnë nëse qendrat e votimit u hapën në kohë, nëse të gjitha materialet e nevojshme janë të pranishme dhe si po zhvillohet procesi zgjedhor.

zgjedhjet ne kosove 9 shkurt 2025 aivo orav

Sondazh

Poll