Politike

Përfaqësuese e Shqipërisë në OSBE, Rama propozon nusen e Fatmir Mediut në postin e rëndëisshëm

8 Janar 2020, 20:06 Nga DOSJA
Përfaqësuese e Shqipërisë në OSBE, Rama propozon nusen

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka propozuar bashkëjetuesen e djalit të Fatmir Mediut, kryetarit të Partisë Republikane, si përfaqësuese të Shqipërisë në OSBE, kryesinë e të cilës po përpiqet ta marrë Shqipëria.

Hashtag.al shkruan se sipas burimeve diplomatike të tyre, E.Isufaj, bashkëjetuasja e djalit të Fatmir Mediut është emri që ka propozuar Rama si përfaqësuese të Shqipërisë në OSBE.

Të njëjtat burime shkruajnë se dyshja bashkëjeton në kryeqytetin austriak, Vjenë dhe në ditët në vijim pritet që E.Isufaj të emërohet në postin e rëndësishëm.

Në fakt kjo nuk është hera e parë që një njëri mjaft i afërt me opozitën të emërohet nga Rama në poste të mira. Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu, u propozua nga kreu i qeverisë para dy vitesh si kandidatura e vetme e Shqipërisë në RÇ (Regional Cooperation Council), organizatë që merret me projekte ekonomike rajonale nën mbikëqyrjen e BE-së.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama fatmir mediu edi rama fatmir mediu

Sondazh

Poll

Politike 8 Janar 2020, 18:03

TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha ka dhënë një prononcim për gazetarët pas takimit me aleatët e PD-së për ndryshimet në Reformën Zgjedhore. Basha u shpreh...