Politike

Deportimi i gulenistit/ Raporteri gjerman i KiE-s paralajmëron: Shqipëria mund të gjobitet dhjetra mijë euro për Harun Çel

8 Janar 2020, 18:51 Nga DOSJA
Deportimi i gulenistit/ Raporteri gjerman i KiE-s paralajmëron:

GJERMANI– Raporteri gjerman për Shqipërinë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës Andrej Hunko ka komentuar ekstradimin e mësuesit turk, Harun Çelik drejt vendlindjes. Hunko tha se për ekstradimin e ‘gylenistit’ vendi ynë mund të gjobitet dhjetra mijë euro duke dhënë edhe shembujt e vendeve të tjera.

“Në përgjithësi unë jam shumë i shqetësuar për metodat që po përdor Turqia për të ekstraduar persona nga shtete të tjera. Kemi edhe rastin e Moldavisë ku ekstradimi u shpall në shkelje të konventës nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ( Gjykata e Strasburgut) dhe Moldavia u detyrua të paguajë gjobë 25 000 € për çdo person. Fakti që je gylenist nuk është shkak ligjor për ekstradim në Turqi. Kështu e shohim këtë çështje në Gjermani,” u shpreh ai.

Dosja.al raportoi ekskluzivisht deportimin e 41-vjeçarit, Harun Çelik drejt Turqisë. Harun Çelik, u dërgua në Turqi, megjithëse ai nuk është në kërkim ndërkombëtar. Mësuesi Harun Çelik, u arrestua në muajin korrik në aeroportin e Rinasit, pasi iu gjet një vizë kanadeze, e cila pas kontrollit rezultoi se ishte e falsifikuar.

 Turku, u dënua nga gjykata me 5 muaj burg, dënim që Çelik, me profesion mësues e vuajti në burgun 302 në Tiranë. Ndërsa dje ai u mor dhe u dërgua direkt e për në Rinas, për t’a ekstraduar në Turqi, ndërsa policia shqiptare pohon jozyrtarisht, se ekstradimi është kryer konform procedurave duke mohuar azilin.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike andrej hunko deportimi i turkut dosja gylenisti harun çelik andrej hunko deportimi i turkut dosja gylenisti harun çelik

Sondazh

Poll

Politike 8 Janar 2020, 18:03

TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha ka dhënë një prononcim për gazetarët pas takimit me aleatët e PD-së për ndryshimet në Reformën Zgjedhore. Basha u shpreh...