Bota

Një tjetër ekip francez gati të bëhet i pasur, britaniku Jim Ratcliffe gati të thyejë hegjemoninë e sheikut Al-Khelaifi

8 Janar 2020, 18:13 Nga DOSJA
Një tjetër ekip francez gati të bëhet i pasur, britaniku Jim

FRANCË -Jim Ratcliffe është një emër i njohur në botën e biznesit. Miliarderi nga Britania e Madhe njihet si një person që e dashuron sportin. Në vitin 2017-të ai bleu aksionet e ekipit zvicerian Lausanne, ndërsa vitin që kaloi ai investoi plot 110 milionë paund në Botërorin që u zhvillua në sportin e velave.

Tani ai është transferuar në Francë, pikërisht në Nice, aty ku synon të bëhet protagonist edhe në futboll. Në mediat franceze raportohet se britaniku ka blerë pronësinë e skuadrës për shumën 100 milonë euro, shifër kjo që nuk duket shumë për një njeri që numëron mbi 20 miliardë paund në llogarinë e tij. Ardhja e presidencës së re sigurisht që ka ngjallur optimizmin tek tifozeria e Nice.

Ratcliffe dhe përfaqësuesit e tij kanë zbuluar se nga merkato e ardhshme verore, drejtuesit e Nice do të fillojnë përforcimin e skuadrës dhe rritjen e aseteve të klubit, në mënyrë që të jenë një kundërshtar i denjë për ekipet kryesore franceze.

Interesant është fakti se britanikut do i duhet të rivalizojë fort sa i përket pjesës financiare, pasi përballë ka sheikun e PSG Al-Khelaifi i cili nuk kursehet në asgje.

A.K.Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota al-khelaifi jim ratcliffe al-khelaifi jim ratcliffe

Sondazh

Poll