Bota

Konflikti SHBA-Iran, Trump: Do të vendosim sanksione të tjera, jemi të pavarur, s’kemi nevojë për naftën e tyre

8 Janar 2020, 16:37 Nga DOSJA
Konflikti SHBA-Iran, Trump: Do të vendosim sanksione të tjera, jemi

SHBA– Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump në një konferencë për shtyp nga Shtëpia e Bardhë ka folur lidhur me konfliktin SHBA-Iran, vetëm disa orë pas sulmit që vendi lindor i bëri bazës amerikanë në Irak.

Në fillim të fjalës së tij, Trump u shpreh se nuk kishtë asnjë person të lënduar nga sulmi dhe se dëmet ishin vetëm materiale. Më tej, Trump shtoi se pas sulmit Irani ishte qetësuar duke u tërhequr edhe vetë nga kërcënimet për sulme të mëtejshme kundër Iranit.

“Irani duket se po tërhiqet dhe kjo është një gjë e mirë për të gjitha palët e interesuara dhe një gjë shumë e mirë për botën. Irani duhet të braktisë ambiciet e tij bërthamore dhe t’i japë fund mbështetjes së tij për terrorizmin. Të gjithë duhet të punojmë së bashku për të bërë një marrëveshje me Iranin për ta bërë botën një vend më të sigurt dhe më të qetë. Për sa kohë që unë jam President i Shteteve të Bashkuara, Iranit nuk do t’i lejohet kurrë të ketë një armë bërthamore.”

Më tej Trump nuk harroi pa përmendur edhe gjeneralin e vrarë Khasem Soleimani, i cili u vra në Bagdad që sipas presidentit po planifikonte sulme të tjera ndaj SHBA-ve.

Në drejtimin tim ushtria amerikane eliminoi terroristin e lartë Khasemi. Në Bagdad ai ishte duke planifikuar sulme të tjera. Nuk mund të na kërcënoni jetën dhe do të vazhdojmë që t’i përgjigjemi agresionit iranian. Do të vendosim sanksione të tjera deri në momentin kur ata të ndryshojnë sjellje. Irani ka vazhduar të provokojë pas marrëveshjes bërthamorë në 2015 dhe në vend që të thoshin faleminderit por thërrisnin “vdekje Amerikës’,”-shtoi Trump.

Në fund, Trump vendosi që të tregonte edhe njëherë ‘muskujt’ ndaj vendit të Lindjes së Mesme duke thënë: Ne jemi prodhuesi numër 1 i naftës dhe gazit natyror kudo në botë. Ne jemi të pavarur dhe nuk kemi nevojë për naftë në Lindjen e Mesme.

Irani ka vendosur të hakmerret ndaj SHBA-së, duke sulmuar me 22 raketa dy bazat ushtarke të  SHBA-së në Irak, pas vrasjes së gjeneralit Kasem Sulejmani. Raportohet se deri më tani 80 persona kanë humbur jetën, por ende shifrat nuk janë të sakta. Sùlmin e kanë marrë përsipër Gárda Revolùcionare Islamike e Iranit, e cila përmes një mesazhi në agjensinë shtetërore të lajmeve, IRNA, paralajmëron të tjera sùlme. Ministri i Jashtëm iranian Javad Zarif deklaroi se sulmi ishte vetëmbrojtje. Ndërsa Trump u shpreh se SHBA-ja ka ushtrinë më të fuqishme në botë.

Perplasja mes SHBA dhe Iranit ka disa vite që ka dalë në sipërfaqe pas prishjes së marrëveshjes nga Trump dhe vendosjes së sanksioneve, por në fund të dhjetorit tensionet u shtuan kur u vrá një punonjës amerikan. Vrasësi nuk u gjet dhe u vra një civil. Në Irak është një lëvizje iraniane që drejtohej nga gjenerali i vrarë sot pas sulmit me dron. Pas vrásjes së civilëve, lëvizja iraniane shkoi dhe sulmoi Ambasadën amerikane. Tre ditë pas paralajmërimit të Trump, vritet kreu i lëvizjes, Kasem Sulejmani.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota donald trump konflikti shba iran donald trump konflikti shba iran

Sondazh

Poll