Bota

Asnjë i mbijetuar/ Pamjet e dhimbshme nga Irani, 176 kufomat e renditura njëra pas tjetrës (FOTOT)

8 Janar 2020, 13:38 Nga DOSJA
Asnjë i mbijetuar/ Pamjet e dhimbshme nga Irani, 176 kufomat e renditura

IRAN- Janë publikuar pamjet më të rënda nga Irani në vendin ku u rrëzua mëngjesin e sotëm avioni ukrainas me 176 njerëz brenda, përfshirë edhe 9 anëtarë të ekuipazhit.Në fotografitë e publikuara shihen qartë çastet kur punëtorët e urgjencës kërkojnë dhe nxjerrin viktimat nga mbetjet e shkatërruara të avionit  .

Kudo sheh punëtorë që mbajnë trupat e pajetë të pasagjerëve në çantat përkatëse.

 

Ndërsa në një foto nga lart shihen të renditura të gjitha kufomat pranë fushës ku u rrëzua avioni në Teheran.

Orët e para të mëngjesit të sotëm një avion ukrainas “Boeing 737”, i kompanisë “Ukranian Airlines”, është rrëzuar në Iran me 176 njerëz brenda, ku të  gjithë kanë humbur jetën. Kanë reaguar  menjëherë institucionet ukrainase duke konfirmuar numrin e vitkimave. Ambasada ukrainase në  Iran konfirmoi se shkak për  rrëzimin e avionit është bërë defekti i motorit, duke qetësuar qytetarët se nuk ka lidhje me sulm terrorist. Por akoma ka dyshime pasi nga pamjet e publikuara nga rrëzimi i avionit, në tokë shihet një numër i lartë zjarresh.

Burimi: CNN 

A.C:E.K/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 176 kufomat iran rrezimi i avionit ukrainas ne iran ukraine 176 kufomat iran rrezimi i avionit ukrainas ne iran ukraine

Sondazh

Poll