Bota

Reagimet e liderëve evropianë, për rrëzimin e aeroplanit ukrainas në Iran (FOTO)

8 Janar 2020, 13:17 Nga DOSJA
Reagimet e liderëve evropianë, për rrëzimin e aeroplanit

IRAN- Rrëzimi i avionit ukrainas në orët e para të mëngjesit në Iran, ka tronditur botën, pasi pasojat ishin fatale. 176 njerëz humbën jetën ku mes tyre ishin edhe 9 anëtarë të ekuipazhit.

Ndërkohë liderët evropianë kanë reaguar menjëherë pas kësaj tragjedie në Iran.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka bërë një reagim ku shpreh ngushëllimet më të thella për të gjithë familjarët që humbën të dashurit e tyre në incidentin tragjik të 8 janarit në SHBA.

“Në këtë moment është për ekspertët e sigurisë së aviacionit të hetojnë shkakun e përplasjes duke dhënë përgjigje për këtë tragjedi të tmerrshme,”- shtoi ajo.

Boyko Borissov, Kryeministri Bullgar, u shpreh se bashkohet me dhimbjen dhe vuajtjen e të dashurve të viktimave, nga aksidenti tragjik në rrëzimin e avionit ukrainas në Iran.

 

Kryeministri letonez dhe estonez shprehën gjithashtu ngushëllimet e tyre.

Ndërsa presidenti i Lituanisë, Gitanas Nausėda tha se “zemrat e vendit të tij janë me” familjet që kanë humbur të dashurit e tyre në këtë incident.

Orët e para të mëngjesit të sotëm një avion ukrainas “Boeing 737”, i kompanisë “Ukranian Airlines”, është rrëzuar në Iran me 176 njerëz brenda, ku të  gjithë kanë humbur jetën. Kanë reaguar  menjëherë institucionet ukrainase duke konfirmuar numrin e vitkimave. Ambasada ukrainase në  Iran konfirmoi se shkak për  rrëzimin e avionit është bërë defekti i motorit, duke qetësuar qytetarët se nuk ka lidhje me sulm terrorist. Por akoma ka dyshime pasi nga pamjet e publikuara nga rrëzimi i avionit, në tokë shihen një numër i lartë zjarresh.

Burim: CNN 

A.C:E.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 176 te vdekur iran reagimet e liderëve evropianë rrezimi i avionit ukrainas ne iran ursula von der leyen 176 te vdekur iran reagimet e liderëve evropianë rrezimi i avionit ukrainas ne iran ursula von der leyen

Sondazh

Poll