Bota

Tre orë ‘kokë më kokë’, sërish s’ka marrëveshje mes Kurtit dhe Mustafës, zëdhënësi i LDK-së: Kemi lëvi

8 Janar 2020, 14:29 Nga DOSJA
Tre orë ‘kokë më kokë’, sërish s’ka

KOSOVË-  Pas tre orësh ka përfunduar takimi kokë më kokë mes kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit dhe liderit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Dy politikanët nuk janë prononcuar mediat, por zëdhënësi i Mustafës ka dhënë detaje nga takimi. Sipas tij, ende nuk ka një marrëveshje por mes të dyve ka zhvillime të reja dhe për t’i diskutuar do të ritakohen ditën e nesërme. 

“Ka përfunduar takimi. Kemi lëvizje në përpjekje për marrëveshje. Do të kemi edhe një takim të radhës nesër”, ka thënë zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.

Të njëjtën gjë e ka pohuar edhe LVV përmes një njoftimi pas takimit mes dy liderëve.

“Në kuadër të rifillimit të bisedimeve, në takimin e sotëm ndërmjet Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, pati përafrim. Takimi i radhës drejt marrëveshjes për koalicionin qeverisës LVV-LDK është nesër,”- thuhet në njoftimin e LVV-së.

Albin Kurti është tërhequr nga marrja e Ministrisë së Brendshme në qeverinë e re. Ai i bëri thirrje LDK-së për marrëveshje të re dhe të dërgonte emrat e ministrave. Kurti zhvilloi një takim dhe me Thaçin, ndërkohë që ky i fundit tha se kreu i LVV ka dhe 48 orë kohë t’i dërgojë emrin e Kryeministrit.

Negociatat për ditë me radhë kanë dështuar, pasi LDK ka kërkuar që të marrë kreun e Kuvendit, Presidentin dhe 5 ministri, pra gjysmën e kabinetit. Por pas zgjedhjes së Glauk Konjufcës si kryetar Kuvendi, LDK u tërhoq nga marrja e këtij posti dhe shprehu gatishmërinë për një marrëveshje të re, duke kërkuar sërish 5 ministri dhe Presidentin.

(k.m./Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni albin kurti isa mustafa koalicion mes ldk dhe vv qeveria e re ne kosove albin kurti isa mustafa koalicion mes ldk dhe vv qeveria e re ne kosove

Sondazh

Poll