Bota

Arrestimi i Ikballe Hudutit pasi kërcënoi SHBA-në, jehonë në mediet e huaja

8 Janar 2020, 14:32 Nga DOSJA
Arrestimi i Ikballe Hudutit pasi kërcënoi SHBA-në, jehonë

KOSOVË- Kosova ka marrë vëmendjen e medieve ndërkombëtare me arrestimin e Ikballe Berisha-Hudutit, gruas e cila kritikoi SHBA-në për vrasjen e komandantit iranian Qassem Soleimani. Agjencia e lajmeve “Reuters” i ka kushtuar një artikull vendimit të Policisë së Kosovës që e arrestoi atë për nxitje të akteve terroriste në mediet sociale.

“Kosova arreston mbështetësen e Iranit për komentet ndaj Soleimanit pas vdekjes”, është ky titulli i medies prestigjioze.

Sipas Reuters, Huduti ka shkruar në llogarinë e saj private në “Facebook” kritika ndaj SHBA-së pas vrasjes së Soleimanit të premten dhe më pas i ka fshirë disa dhe ka thënë se fjalët e saj janë keqkuptuar nga mediet. Në postimet tjera ka lavdëruar demokracinë amerikane dhe përkrahjen për Kosovën në vitin 1999.

“Kosova është përkrahëse e madhe e SHBA-së. Kur gjenerali iranian u vra, kryeministri kosovar Ramush Haradinaj ka thënë se “Kosova qëndron e palëkundur në përkrahje të ShBA-ve në të drejtën për vetëmbrojtje”.

Lajmi është shpërndarë edhe në media të tjera amerikane me postimet e presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit në ikje Ramush Haradinaj për përkrahjen që i kanë dhënë SHBA-së pas sulmit ndaj Soleimanit.

Polícia e Kosovës ka arrestuar dje Ikballe Berisha-Huduti, e cila doli me një deklaratë publike kundër vrasjes së gjeneralit iranian Qasem Soleimanit. Ikballe Berisha-Huduti përmes shkrimeve në rrjete sociale kishte kritikuar liderët që përkrahën sulmin e SHBA-së.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni ikballe berisha huduti vrásja e gjeneralit iranian vrásja e kasem sulejmanit ikballe berisha huduti vrásja e gjeneralit iranian vrásja e kasem sulejmanit

Sondazh

Poll