Politike

Kreu i PSD, Tom Doshi njofton kandidimin në zgjedhjet e 11 majit: Do të jem deputet i Shkodrës!

Ai mori pjesë sot në hapjen e zyrës elektorale të kësaj force politike, për tu bërë gati për zgjedhjet e 11 majit.

8 Shkurt 2025, 17:14 Nga r.ll
Kreu i PSD, Tom Doshi njofton kandidimin në zgjedhjet e 11 majit: Do
zyra e psd

SHKODËR- Kreu i Partisë Socialdemokrate, Tom Doshi do të kandidojë për deputet në zgjedhjet e 11 majit në qytetin e Shkodrës. Ai mori pjesë sot në hapjen e zyrës elektorale të kësaj force politike, për tu bërë gati për zgjedhjet e 11 majit.

Në një prononcim për mediat, Doshi është shprehur se PSD do të arrijë një rezultat surprizues në zgjedhjet e 11 Majit. Në parlamentin aktual PSD ka tre deputetë, ndërsa sipas tyre ky numër do të rritet. Doshi humbi mandatin e tij si deputet në Shkodër në 2021. 

tom doshi partia social demokrate

Sondazh

Poll