8 Shkurt 2025, 16:42
Nga r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Koalicioni i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim, që ka monitoruar fushatën zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, tha se kjo periudhë është përshkruar me diskurs të ashpër politik, si në tubime ashtu edhe në hapësirën online.
Ismet Kryeziu tha se për shkak të ashpërsimit të gjuhës edhe gjobat e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa këtë radhë ishin të shumta.
“Kemi parë që fushata ka qenë bukur e ashpër, kemi pasur një gjuhë dhe një përshkallëzim të retorikës që ka dëmtuar apo lënduar standardet demokratike, duke e ashpërsuar garën dhe duke e denigruar qoftë në aspektin personal, apo partiak, kandidatë të caktuar me akuza dhe kundërakuza”, tha ai.
Megjithatë, ai tha se aspekt pozitiv i fushatës është zhvillimi i debateve dhe prezantimeve programore që kanë bërë partitë politike.
Eugen Cakolli tha se në 130 aktivitete të monitoruara, apo gati në çdo pesë aktivitet ka pasur gjuhë të urrejtjes, fyese dhe diskriminuese.
“Në përqindje, Lëvizja Vetëvendosje prin sa i përket aktiviteteve të zhvilluara ku ka pasur gjuhë të urrejtjes – me rreth 21 për qind të aktiviteteve, pasuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 19 për qind të aktiviteteve, Lidhja Demokratike e Kosovës me rreth 18 për qind të aktiviteteve dhe Partia Demokratike e Kosovës me 14 për qind të aktiviteteve të organizuara, në të cilat ka pasur gjuhë nxitëse apo të urrejtjes”, u tha në gjetjet e DnV-së.
Duke folur për temat kyçe të fushatës, arsimi, ekonomia dhe pagat, infrastruktura, mirëqenia sociale, kultura, rinia e sporti, janë top pesë temat gjatë fushatës njëmujore, sipas DnV-së.
“Lëvizja Vetëvendosje e kishte temë bosht të fushatës së saj veriun e vendit dhe mirëqenien sociale, të cilat i trajtoi në rreth 120 nga 160 aktivitetet e organizuara. Në anën tjetër, në aspekt programor, partitë opozitare e orientuan fushatën e tyre drejt arsimit, ekonomisë dhe pagave, infrastrukturës dhe shëndetësisë”, tha DnV-ja.
Kryeziu po ashtu tha se element i ri në këtë fushatë ishte edhe pjesëmarrja e më shumë partive të komunitetit serb dhe ka pasur një garë politike në komunat në veri të banuar me shumicë serbe.
“Kemi parë një garë politike në të gjitha komunat, për herë të parë ku në këto komuna kanë garuar gjashtë parti politike serbe dhe mund të themi se është shënuar një diversifikim i konkurrencës brenda këtij komuniteti për dallim nga herët e kaluara”, tha ai.
DnV tha po ashtu se gratë nuk e kanë pasur hapësirën e barabartë në tubime dhe po ashtu kanë qenë jo të barabarta edhe sa i përket financimit të fushatave të tyre.
Ky grup organizatash joqeveritare sërish vuri në pah bojkotin e disa mediave nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, teksa tha se sa i përket pjesëmarrjes në debate prin Partia Demokratike e Kosovës që ka marrë pjesë në 95 debate, pasuar nga Koalicioni AAK – Nisma që ka marrë pjesë në 92 debate, Lidhja Demokratike e Kosovës në 69 debate dhe Lëvizja Vetëvendosje ka marrë pjesë në 36 debate.
Në garë për përbërjen e re parlamentare janë 28 subjekte politike dhe një kandidatë i pavarur.
Këto janë zgjedhjet e para të rregullta që Kosova ka organizuar që nga shpallja e pavarësisë dhe nga to do të dalë përbërja e re parlamentare dhe ekzekutivi i ri i vendit./REL
zgjedhjet ne kosove
Politike
8 Shkurt 2025, 16:25
B.Z
Ervin Salianji
TIRANË - Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me protestën që pritet të mba...
Politike
8 Shkurt 2025, 16:20
M.B
Donika Gërvalla
GJERMANIA- Ministrja e Punëve të Jashtme, e Kosovës Donika Gërvalla-Schwarz, ka publikuar sot një video ...
Politike
8 Shkurt 2025, 16:17
r.ll
meta ne protestat e kaluara
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi ka konfirmuar se në protestën e sotme ...
Politike
8 Shkurt 2025, 15:22
B.Z
Erisa Xhixho
TIRANË - Nënkryetarja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho, është shprehur këtë të shtunë s...
Politike
8 Shkurt 2025, 14:54
N.F
Shkreli
TIRANË- Kryetarja e PD-së Shkodër, Eliona Shkreli ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë për mediat. Gjatë ...
Politike
8 Shkurt 2025, 14:38
N.F
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar ditën e sotme në lidhje me protestën e sotme të paralajmëruar nga opozita pasditen e so...
Politike
8 Shkurt 2025, 14:17
N.F
Franc Nuri
TIRANË- Drejtuesi i departamentit të drejtësisë, Franc Nuri ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë për m...
Politike
8 Shkurt 2025, 13:51
N.F
Meta
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e tij në "Fa...
Politike
8 Shkurt 2025, 13:21
N.F
Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vijuar sot me rubrikën e tij Sy m’sy’ ku i është përgjigjur komentuesve. Rama i ...
Politike
8 Shkurt 2025, 12:47
N.F
Petkoviç
KOSOVË- Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviç, tha se serbët e zhvendosu...