Politike

Tubimi i opozitës te Kryeministria/ Salianji: Frymëzimi i protestës është keqqeverisja e Ramës! Lidhjet e tij me krimin meritojnë të ndëshkohen!

Salianji shprehet se qeverisja 12 vjeçare e Ramës ka mbjellë zemërim dhe sjellja e tij ka mbjellë revoltë te qytetarët të cilët do të bashkohen sot në Bulevard për ti dhënë zë shqetësimit të tyre.

8 Shkurt 2025, 16:25 Nga B.Z
Tubimi i opozitës te Kryeministria/ Salianji: Frymëzimi i
Ervin Salianji

TIRANË - Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me protestën që pritet të mbahet këtë pasdite te kryeministria.

Në një postim në rrjete sociale, Salianji shprehet se frymëzimi i protestës sipas tij është këqqeverisja dhe prepotenca e kryeministrit Rama. Salianji shkruan më tej se qeverisja 12 vjeçare e Ramës ka mbjellë zemërim dhe sjellja e tij ka mbjellë revoltë te qytetarët të cilët do të bashkohen sot në Bulevard për ti dhënë zë shqetësimit të tyre.

Reagimi i Salianjit;

Frymëzimi i protestës është keqqeverisja dhe prepotenca e Ramës!
Autokratuci dhe pak orë përpara protestës po konfirmon se sa e drejtë është levizja e Opozitës, sa i qenesishem është bashkimi i njerëzve sot pasdite në Bulevard.
Qeverisja 12 vjeçare ka mbjellur zemerim. Sjellja e kryeministrit revoltë.
Fyerjet dhe gjuha e tij e perdalë, meritojnë të ndeshkohen.
Korrupsioni dhe lidhjet e tij me krimin, meritojnë të ndeshkohen.
Luksi i tij pervers në kurriz të popullit më të varfer të Europës, meriton të ndeshkohet.
Ndaj, autokratuc. Frymëzimi i kesaj proteste je ti, qeverisja dhe sjellja jote.
I ftoj gjithë miqtë, demokratët, qytetarët të bashkohen sot në Bulevard. Jepini zë shqetësimit, jepini zë brengave të vendit, jepini zë atyre që nuk mundet të jenë sone me ju..

ervin salianji proteste edi rama

Sondazh

Poll