Politike

“Është dita e opozitës!" Baçi: Do të tregojmë fuqinë tonë, jemi mazhorancë, jo minorancë!

 Sipas tij, protesta e sotme është një tregues i fuqisë së opozitës dhe një mesazh i qartë se shumica reale është në shesh, ndërsa minoranca ndodhet në institucionet shtetërore.

8 Shkurt 2025, 17:12 Nga M.B
“Është dita e opozitës!" Baçi: Do të
Luan Baçi

TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, ka deklaruar se protesta e sotme e opozitës para Kryeministrisë nuk do të jetë e fundit. Në një prononcim për News24, Baçi theksoi se opozita do të vazhdojë qëndresën e saj, pavarësisht sfidave dhe angazhimeve të deputetëve jashtë vendit. Sipas tij, protesta e sotme është një tregues i fuqisë së opozitës dhe një mesazh i qartë se shumica reale është në shesh, ndërsa minoranca ndodhet në institucionet shtetërore.

“Sot është dita e opozitës. Nuk do të ketë vend në bulevard sepse opozita ka dalë në shesh. Kjo nuk është protesta e fundit, duke parë edhe vështirësitë e kohëve të fundit, me deputetë që janë në diasporë duke zhvilluar takime,” tha Baçi.

protesta e opozites

Sondazh

Poll