Politike

FOTO/ Sot protesta e opozitës, ministri i Brendshëm shkon në zyrë 20 minuta para nisjes

I shoqëruar edhe nga truprojat dhe jo i veshur me kostum zyrtar, ai u pa teksa përshëndetej me efektivët në detyrë para ministrisë që drejton.

8 Shkurt 2025, 17:07 Nga M.B
FOTO/ Sot protesta e opozitës, ministri i Brendshëm shkon në
Ervin Hoxha

TIRANA- Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha është teksa kalonte rrugën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe shkonte për në zyrën e tij të paktën 20 minuta para nisjes së protestës së opozitës. I shoqëruar edhe nga truprojat dhe jo i veshur me kostum zyrtar, ai u pa teksa përshëndetej me efektivët në detyrë para ministrisë që drejton.

Ndërkohë forca të shumta policie janë mbledhur në gatishmëri këtë të shtunë në Tiranë për protestën e opozitës. Mbështetësit e opozitës janë mbledhur pasditen e sotme në protestën kombetare kundër qeverisë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë. Protestuesit nga i gjithë vendi janë bërë bashkë fillimisht në selinë blu me pankarta në duar.

ervin hoxha

Sondazh

Poll