Politike

4 vite ministre e Jashmte në Kosovë, Donika Gërvalla shkon në Gjermani për të ushtruar të drejtën e votës

Mësohet se Gërvalla ka udhëtuar sot edhe personalisht për në Gjermani për të ushtruar të drejtën e saj të votës. 

8 Shkurt 2025, 16:20 Nga M.B
4 vite ministre e Jashmte në Kosovë, Donika Gërvalla shkon
Donika Gërvalla

GJERMANIA- Ministrja e Punëve të Jashtme, e Kosovës Donika Gërvalla-Schwarz, ka publikuar sot një video nga aeroporti i Prishtinës nga ku ka folur për votimin që po ndodh nëpër ambasada dhe konsullata të Kosovës në shtete të ndryshme. Mësohet se Gërvalla ka udhëtuar sot edhe personalisht për në Gjermani për të ushtruar të drejtën e saj të votës. 

Gjithashtu Gërvalla ka njoftuar me anë të rrjeteve sociale nga qyteti i Dusseldorfit në Gjermani, pasi ka votuar në konsullatën e Kosovës atje. Ajo ka thënë se ka votuar si të gjithë emigrantët në të gjithë botën.

“Unë votova. Ashtu si edhe mijëra e mijëra mërgimtarë në të gjithë botën. Me zemër plot e me mendjen te ju. Votova për çdo hap që keni bërë larg atdheut, për çdo sakrificë që keni duruar, për çdo ëndërr që nuk e latë të shuhet. Votova për Kosovën që e mbani në shpirt, për Kosovën që e doni pa kushte, për Kosovën që e duam më të drejtë, më të fortë, më të denjë”, ka shkruar ajo.

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka njoftuar sot se votimet po mbahen në misionet diplomatike dhe konsullore në Berlin, Düsseldorf, Frankfurt, Hamburg, Kopenhagë, München dhe Stuttgart.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, deri në orën 15:00 kanë votuar 10.306 persona apo 50.91 për qind e votuesve të regjistruar nga diaspora.

donika gërvalla

Sondazh

Poll