Politike

Zgjedhjet e 11 Majit/ Erisa Xhixho tregon detaje nga diskutimet e partive: Jemi në proces negociatash me PD-në për të qënë në një koalicion...

Xhixho duke komentuar zgjedhjet e 11 Majit u shpreh se PL është në një proces negociatash me PD për koalicion, ndërsa shtoi se kjo detyrë i është caktuar Tedi Blushit

8 Shkurt 2025, 15:22 Nga B.Z
Zgjedhjet e 11 Majit/ Erisa Xhixho tregon detaje nga diskutimet e partive: Jemi
Erisa Xhixho

TIRANË - Nënkryetarja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho, është shprehur këtë të shtunë se Partia e Lirisë po bën negociata me PD-në për të qenë në një koalicion.

E ftuar në News 24, Xhixho duke komentuar zgjedhjet e 11 Majit u shpreh se PL është në një proces negociatash me PD për koalicion, ndërsa shtoi se kjo detyrë (për të hyrë në negociata) i është caktuar Tedi Blushit.

Xhixho u ndal edhe te arresimi i Presidentit të PL, Ilir Metës i cili sipas saj është bërë për efekt elektoral. Për këtë arsye Xhixho shprehet se PL do ti bashkohet protestës së thirrur nga PD, pasditen e sotme.

Erisa Xhixho: PD dhe PL janë dy forcat politike opozitare kryesore. Jemi në proces negociatash me Partinë Demokratike për koalicionin. Ne kemi ngarkuar z Tedi Blushi për të hyrë në negociata. Jemi në negociata për mënyrën sesi do të hyhet në zgjedhje për koalicionin elektoral. Për ne është e rëndësishme që PL të jetë përditë në përballje me këtë regjim.

Ne sot do jemi në shesh, do jemi bashkë, sepse jemi kundër këtij regjimi dhe për fitore bindëse të opozitës. PL është goditur tek lidershipi i saj, në një arrestim banditesk në shkelje të Kushtetutës dhe në një vit elektoral, ku Ilir Meta mund të hetohej në gjendje të lirë dhe nuk kishte pse të ishte në burg. Meta në burg është për efekt elektoral.

erisa xhixho pd pl

Sondazh

Poll