Politike

Protesta e opozitës, reagon Rama: Frymëzim qenkan broçkullat e një të arratisuri në kërkim nga drejtësia!

Rama përmes një reagimi në "X" shkruan se Berisha do të dalë sot në një protestë të frymëzuar nga deklaratat Ahmetajt të cilit nuk ia ka përmendur emrin por thjesht e ka përshkruar si një të arratisur në kërkim nga drejtësia për korrupsion e fshehje pasurie.

8 Shkurt 2025, 14:38 Nga N.F

Protesta e opozitës, reagon Rama: Frymëzim qenkan broçkullat e

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar ditën e sotme në lidhje me protestën e sotme të paralajmëruar nga opozita pasditen e sotme në orën 17:00 para Kryeministrisë. Rama përmes një reagimi në "X" shkruan se Berisha do të dalë sot në një protestë të frymëzuar nga deklaratat Ahmetajt të cilit nuk ia ka përmendur emrin por thjesht e ka përshkruar si një të arratisur në kërkim nga drejtësia për korrupsion e fshehje pasurie.

Rama shtoi se protesta duhet përshendetue ndërsa shton se është një pasqyrë e qartë e alternativës së kalbur të një kënete politike humbësish të degraduar, të cilën më 11 maj shqiptarët duhet ta çojnë drejt tharjes, duke votuar të vetmen forcë politike të denjë në Shqipëri, Partinë Socialiste të Shqipërisë.

Kryeministri gjithashtu theksoi se duke vetëm duke braktisur kënetën e Berishësh demokratët do të krijojnë hapësirë për rilindjen e një opozite politike të denjë për Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian. Ai shtoi se përndryshe humbjet vetëm do të thellohen edhe përtej 11 majit, kur protestuesit e sotëm do të jo vetëm të humbur për të dhjetën herë radhazi, po edhe me diferencën më të thellë me Partinë Socialiste, që nga viti 2013.

"Sot bufi stërplak i kënetës opozitare dilka bashkë me kënetën e tij në protestë dhe frymëzimi i protestës qenkan broçkullat e një të arratisuri në kërkim nga drejtësia për korrupsion e fshehje pasurie. Duhet përshëndetur kjo protestë, sepse është një pasqyrë e qartë sa s’ka e alternativës së kalbur të një kënete politike humbësish të degraduar, të cilën më 11 maj shqiptarët duhet ta çojnë drejt tharjes, duke votuar të vetmen forcë politike të denjë në Shqipëri, Partinë Socialiste të Shqipërisë

Vetëm duke e braktisur kënetën e bufit stërplak, demokratët do të krijojnë hapësirë për rilindjen e një opozite politike të denjë për Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian, përndryshe humbjet vetëm do të thellohen edhe përtej 11 majit, kur protestuesit e sotëm do të jo vetëm të humbur për të dhjetën herë radhazi, po edhe me diferencën më të thellë me Partinë Socialiste, qysh nga viti 2013," shkruan Rama në X.

Protesta e opozitës, reagon Rama: Frymëzim qenkan broçkullat e

 

rama ahmetaj protesta e opozites

Sondazh

Poll