Aktualitet

Përplasja tek Petro Nini/ Zagani: Banorët, shembulli i rezistencës, i dhanë qeverisë leksion

11 Mars 2019, 20:42 Nga DOSJA
Përplasja tek Petro Nini/ Zagani: Banorët, shembulli i

TIRANË– Ish-shefi i antidrogës në Fier, Dritan Zagani ka reaguar lidhur me përplasjen e ndodhur paraditen e sotme tek ndërtesa pranë gjimnazit Petro Nini. 

Zagani shkruan se kryeministri Edi Rama “thërret” me të madhe se po bën shtet por sapo nxjerr vendime të padrejta tërhiqet pas. Ai gjithashtu shkruan se banorët e ndërtesës i dhanë një leksion qeverisë.

“Shembulli i rezistencës së atyre njerëzve sot tregon më së miri se kur shteti është në shërbim të së keqes i duhet kundërvënë me të njëjtën forcë për të fituar të drejtat e tua…! Respekt per ata njerëz hallexhi që sot i dhanë këtyre palo- shtetarëve tanë mavi një leksion të mirë,”-shkruan Zagani.

Postimi i plotë:

Ditën e sotme, banorët e ndërtesës në “Petro Nini” për rreth 5 orë janë përplasur me policinë dhe me Përmbaruesit, të cilër donin që t’i nxirrnin nga shtëpia. Familjarët refuzuan që ta linin ndërtesën. Pronari fitues nga gjykata, Aleksandër Gavoci thotë se është në të drejtën e tij për pronën. Lidhur me rastin kanë reaguar Rama, Lleshaj dhe Veliaj.  (Lexo këtu) 

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dritan zagani edi rama shembja e nderteses tek petro nini dritan zagani edi rama shembja e nderteses tek petro nini

Sondazh

Poll