Aktualitet

Shkulet kalldrëmi/ Arkeologu Neritan Ceka: UNESCO e ka lënë Gjirokastrën pezull, mund ta përjashtojë

11 Mars 2019, 18:09 Nga DOSJA
Shkulet kalldrëmi/ Arkeologu Neritan Ceka: UNESCO e ka lënë

TIRANË- Qyteti i Gjirokastrës që prej vitit 2005 është bërë pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s dhe në mungesë të monitorimeve të rregullta në qendrën historike, qyteti po ‘vdes’ në sytë e të gjithëve. Qyteti muze i spikatur si pjesë e rëndësishme e Trashëgimisë tonë kulturore, ruan karakteristikat arkitekturore dhe vlerat e traditat shqiptare.

Pas zbulimit të një çisterne uji dhe një muri të kalasë, detaje të cilat japin të dhëna të rëndësishme mbi qytetërimin në këtë qytet në shek. 13 dhe 14, por sipas arkeologgut Ceka nëse nuk krijohen kushtet e mbrojtjes dhe masat paraprake të këtyre monumenteve, qyteti i humb vlera e tij duke sjell edhe humbjen e një prej qyteteve më me vlerë në vendin tonë.

I ftuar në studion e FaxNews, arkeologu dhe profesori i Trashëgimisë Kulturore, Neritan Ceka. Arkeologu Neritan Ceka u shpreh se gjendja në qytetin historik të Gjirokastrës është e rëndë, në zonat historike të qytetit mungojnë monitorimet që përcaktohen nga Ministria e Kulturës, gjë që në Shqipëri nuk merret parasysh.

UNESCO e ka lënë pezull Gjirokastrën dhe mund ta përjashtojë nga qytetet e mbrojtura.”- u përgjigj arkeologu Ceka.

I pyetur nëse Veiera e rrezikon zonën historike të qytetit ai u përgjigj:  “Veliera një vepër e turpshme përballë Torrës Veneciane. Ka qenë një procedurë e paligjshme, pasi nuk duhet të ndërtohen pranë monumenteve të kulturës.

Problemi kryesor sipas tij është se qeveria shqiptare nuk ka kontaktuar me UNESCO-n për planin e Gjirokastrës, pasi zhvendosja e kalldrëmit të qytetit nuk përbën një prblem për të.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjirokastra neritan ceka torra veneciane unesco gjirokastra neritan ceka torra veneciane unesco

Sondazh

Poll