Aktualitet

Prishja e banesës tek ‘Petro Nini’/ Banorja: Nuk ka marrëveshje për shtëpinë, e kemi në proces legalizimi

11 Mars 2019, 15:33 Nga DOSJA
Prishja e banesës tek ‘Petro Nini’/ Banorja: Nuk ka

TIRANË- Njëra prej banoreve të ndërtesës që do të shëmbet tek Petro Nini është shprehur se marrja e pronës po u bëhet në mënyrë të padrejtë dhe në mënyrë abuzive.

Në një prononcim për Syri.net se cila do të ishte marrëveshja e duhur që banorët të linin shtëpinë, ajo u shpreh se nuk do të kishte një të tillë.

“Nuk ka marrëveshje, do të na nxjerrë pa gjë. Nuk mendoj se mund të ketë marrëveshje. Ne jemi në gjyq. Për të hedhur vendimin e Blerina Muçës. Jemi edhe në proces legalizimi. Gjyqtarët që na kanë bërë gjyqin ngecën në Vetting. Sot erdhi Përmbarimi, por nuk vepruan ata por nipërit e Aleksandër Gavocit. Në mënyrë individuale dhe jo shtetërore e ligjore. Po shqyenin derën,”- u shpreh banorja.

Prej 5 orësh banorët e 4 familjeve të një banese dykatëshe, janë përplasur me Policinë e Shtetit dhe Përmbarimin, të cilët kërkojnë që të zbatojnë vendimin e gjykatës. Banesa ku ata jetojnë do të shembet, pasi toka iu është kthyer pronarëve. Ata pretendojnë se vendimi i gjykatës është i korruptuar dhe refuzojnë të lirojnë banesat e tyre. (Lexo këtu)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aleksander govoci policia e shtetit shembja e baneses tek petro nini tirane aleksander govoci policia e shtetit shembja e baneses tek petro nini tirane

Sondazh

Poll