Aktualitet

Ndërhyrjet ruse në Shqipëri/ Kreu i SHISH prezanton raportin sekret në kuvend

11 Mars 2019, 16:33 Nga DOSJA
Ndërhyrjet ruse në Shqipëri/ Kreu i SHISH prezanton raportin

TIRANË- Helidon Bendo, kreu i SHISH është shprehur i shqetësuar përpara anëtarëve të Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare, për përpjekjet për të rritur influencën ruse në Shqipëri. Por, pjesë e asaj çfarë Helidon Bendo ka ndarë me deputetët, ishte edhe shqetësimi për tentativat e Rusisë në rritjen e influencës në Shqipëri.

Nga analiza e të dhënave për vitin 2018 vërejmë një rritje të tentativës nga Rusia për ta shtuar, influencën në vendin tonë” është shprehur Bendo i cili nuk ka dhënë detaje të aktorëve që po përdor Moska për rritjen e kësaj influence.

Helidon Bendo

Pikërisht për këtë çështje, disa prej anëtarëve të komisionit të sigurisë kombëtare kanë ngulmuar duke i drejtuar një mori me pyetje.

I pyetur nëse influenca ruse shkon deri në nivele të larta të politikës shqiptare, Bendo u shpreh se nuk  kemi informacione, lidhur me këtë.

Ndërsa, deputeti Myslym Murrizi i ka drejtuar disa pyetje në lidhje me ekzistencën e një grupi oficerësh të korruptuar, në policinë e shtetit.

Ne nuk mund të analizojmë veprime në grup por mbledhim informacion të personalizuar. Nuk na rezulton që në policinë e shtetit te ketë një grup oficerësh të korruptuar.

          Helidon Bendo

Raporti vjetor i SHISH tashmë ndodhet mbi tavolinën e kryeministrit Rama dhe presidentit Meta. Deputeti Xhemal Qefalia në nisje të raportimit kërkoi nëse ndonjë pjesë e raportit nuk përmbante informacion të klasifikuar, apo të dhëna bëheshin në praninë e kamerave.

Këtë kërkesë të Qefaliajt e mbështeti edhe kryetarja e Komisionit Ermonela Felaj e cila theksoi se e mbështet propozimin e deputetit Qefalia.

Por Helidon Bendo u shpreh se raporti ishte i klasifikuar dhe se seanca duhet të bëhej pa praninë e medias. Gjithsesi ai premtoi se një përmbledhje e raportit vjetor të SHISH do të ishte i aksesueshëm për publikun.

Deri në përmbushjen e këtij premtimi mbetet e paqartë nëse trafiku drogës, krimi organizuar, influenca ruse, spinunazi Iranit apo faktorë të tjerë, janë cenuesit më të mëdhenj të sigurisë kombëtare./Marrë nga Top Channel

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet helidon bendo kuvendi raporti vjetor i shish helidon bendo kuvendi raporti vjetor i shish

Sondazh

Poll