Aktualitet

Çdo të ndodh me zonën “A” dhe “B” në qytetin e Durrësit. Si do të zbatohet vendimi i Qeverisë

11 Mars 2019, 15:43 Nga DOSJA
Çdo të ndodh me zonën “A” dhe “B”

Nga Jona Doko/ Hapet drita jeshile për ndërtim në dy ish-zonat e ndaluara në qytetin e Durrësit. Në fund të muajit dhjetor të të vitit 2018, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin që konsiston në zhbllokim të pjesshëm të ndërtimeve në zonën “A” dhe “B”, të konsideruara zona arkeologjike.

Sipas vendimit të KM, që tashmë ka mbërritur edhe për zbatim në institucionet lokale të Durrësit, në zonen arkeologjike “A”, te qytetit te Durresit, lejohet vetëm:

mirembajtja, restaurimi dhe konservimi i integruar i monumenteve te kultures dhe strukturave arkeologjike, pas shqyrtimit dhe miratimit te projekteve nga Keshilli Kombetar i Trashegimise Kulturore Materiale, ne vijim KKTKM. Kryerja e formave te testimit, te tilla si: sondazhe qe nuk cenojne shtresat arkeologjike, studime gjeofizike, regjistrim digjital i terrenit, te percaktuara me vendim te KKTKM-se; Zbatimi i projekteve kerkimore shkencore te miratuara nga Keshilli Shkencor i Institutit te Arkeologjise, pas shqyrtimit dhe miratimit nga KKTKM-ja”,- thuhet në VKM, e cila specifikon edhe më tej ndërhyrjet:

Ndërsa në zonën “B” arkeologjike, Këshilli i Ministrave ka vendosur që të ndërhyet vetëm në këto forma:

Ne zonen arkeologjike “B”, te qytetit te Durresit, pervec’ nderhyrjeve qe lejohen ne zonen arkeologjike “A”, lejohen edhe ndertimet e reja pas miratimit nga KKTKM-ja. Projektet per ndertimet e reja shqyrtohen dhe miratohen nga KKTKM-ja, dhe vijojne proceduren sipas ligjit te planifikimit dhe zhvillimit te territorit. Ndertimet e reja lejohen vetem pas kryerjes te formave te testimit te percaktuara nga KKTKM- ja, ne varesi te potencialit arkeologjik qe perfaqeson zona. Germimi arkeologjik kryhet sipas percaktimeve te KKTKM-se, pas lidhjes se aktmarreveshjeve perkatese, ku ne c’do rast njera nga palet nenshkruese eshte Instituti Kombetar i Trashegimise Kulturore”.

Për të gjitha ndërhyrjet në zonat arkeologjike realizohet monitorim arkeologjik gjatë zbatimit të punimeve nga subjekte të licencuara dhe/ose institucione shtetërore të specializuara dhe mbikqyrje arkeologjike nga institucionet e specializuara shtetërore.

Në zonën “A” dhe “B” të konsideruara zona arkeologjike ka qenë i pezulluar legalizimi i objekteve. Pjesa dërmuese e objekteve të ngritura në këto dy zona arkeologjike nuk janë legalizuar ende, ndërkohë që prej vitesh pritet të shfuqizohet vendimi. Bëhet fjalë për më shumë se 10.000 objekte, të cilat presin dritën jeshile për tu futur në procesin e legalizimeve.

Në fakt, absurde e konsiderojnë banorët, por edhe vetë zyrtarët lokalë këtë vendim të marrë disa vite më parë, që konsistonte në bllokimin e procesit të legalizimeve në këto dy zona, duke marrë parasysh faktin, se objektet tashmë janë ndërtuar dhe nëse kanë shkatërruar vlera arkeologjike, s’ka asnjë vlerë të mos legalizohen. 

Marrë nga Bulevard News

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ndertimet tek veliera ndertimi ne zonen arkeologjike veliera ne durres zona arkeologjike durres ndertimet tek veliera ndertimi ne zonen arkeologjike veliera ne durres zona arkeologjike durres

Sondazh

Poll