Aktualitet

Dosja “Tahiri” përfundon në Gjykatë, Prokuroria 50 fashikuj kundër ish-ministrit

11 Mars 2019, 15:35 Nga DOSJA
Dosja “Tahiri” përfundon në Gjykatë, Prokuroria 50

TIRANË- Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dorëzuar sot në Gjykatë dosjen për Saimir Tahirin. Sipas informacioneve mësohet se dojsa përbëhet nga 50 fashikuj dhe brenda 10 ditëve, Gjykata do të marrë në shqyrtim atë dhe të dalë me një vendim.

Pas kërkesës së ish-minsitrit, Gjykata i kishte lënë afat organit të akuzës që të dorëzonte dosjen brenda datës 10 mars, por ky afat është kaluar nga Prokuroria. Së shpejti gjykata do të jetë ajo që do të vendosë nëse çështja do të shtrohet për gjykim me provat e mbledhura nga akuza.

Sipas dosjes së Prokurorisë e cila është dorëzuar në Gjykatë dhe pritet që të vendoset për fatin e saj, mbi Saimir Tahirin rëndojnë tre akuza.

“Akuzohet se ka kryer veprat penale ‘Trafikimi i narkotikëve’, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, ‘Grup i strukturuar kriminal’ dhe ‘Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kirminal’ parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4/ dhe 333/a/2 të Kodit Penal”, thuhet në dosjen e Prokurorisë. 

Ish-ministri i Brendshëm për më shumë se dy vite është në hetim nga Prokuroria. Hetimi për të ka nisur që në vitin 2017 dhe Prokuroria kërkoi arrestimin e tij, por Kuvendi i Shqipërisë vendosi që të mos lejonte që Saimir Tahiri në atë kohë deputet të përfundote prapa hekurave.

Në fillim të vitit 2018 Tahiri dorëzoi dhe mandatin e deputetit dhe u vu në dispozicion të drejtësisë. Pas kësaj organi i akuzës kërkoi sërish arrestimin e tij, por Gjykata vendosi që ta linte vetëm në masën “arrest shtëpie”. Prokuroria ka kërkuar disa herë arrestimin e tij, por Gjykata nuk ka pranuar pasi nuk ka qenë e bindur nga provat e dorëzuara.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet akuzat kunder ish-ministrit dosja kunder tahirit dosja tahiri ne gjykate saimir tahiri akuzat kunder ish-ministrit dosja kunder tahirit dosja tahiri ne gjykate saimir tahiri

Sondazh

Poll