Aktualitet

Kastriot Skënderaj u shkarkua të shtunën, si po mbulon Lleshaj përplasjet në polici (Prapaskenat)

11 Mars 2019, 17:54 Nga DOSJA
Kastriot Skënderaj u shkarkua të shtunën, si po mbulon Lleshaj

TIRANË- Minsitri i Brendshëm Sandër Lleshaj në një postim në rrjetet sociale ka shkruar se sot është shkakruar drejtori i Policisë së Tiranës, Kastriot Skendëraj.

Lleshaj shkruan se është dakord me vendimin që ka marrë Drejtori i Përgjithshëm, Ardi Veliu, pasi sipas tij shkak është bërë performanca e Policisë sot në përplasjen tek “Petro Nini”.

“Vendimi i kreut të Policisë së Shtetit për lirimin nga detyra të drejtuesit të Policisë së Tiranës është reagimi i duhur. Nuk mjafton që Policia të jetë ligjërisht në rregull. Prej saj kërkohet më shumë. Ajo duhet të jetë dhe me mendje e zemër në lartësinë që e kërkon ndjeshmëria dhe interesi i publikut. Jo si sot, tek rruga e shkollës “Petro Nini”!”, shkruan Lleshaj në mediat sociale.

Por si qëndron e vërteta?

Sipas informacioneve mësohet se Kastriot Skënderaj është shkarkuar të shtunën dhe nuk ka lidhje me prezencën e Policisë gjatë përplasjes në shkollën “Petro Nini” dhe në vend të tij është komanduar Dhimitraq Ziu. 

Sipas raportimeve mësohet se shkarkimi i ishte komunikuar Skënderajt me një shkresë zyrtare për të cilën ky i fundit ka bërë debat pasi ka kërkuar arsyet e largimit. Skënderaj nuk ka qenë dakort me arsyet e largimit të tij nga detyra dhe ka bërë sherr me eprorët e tij.

Edhe pse ky lajm ishte zyrtarizuar që të shtunën nga Policia u mohua, ndërsa sot Lleshaj shkruan se largimi i Skënderajt është sot.

Po sot Lleshaj në një reagim në mediat sociale ka reaguar kundër policëve që ishin në shërbim në vendin ku ndodhi përplasja për shembjen e banesave. (Lexo këtu) Lleshaj shkruante se policët nuk ishin dinjitozë në punën e tyre.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kastriot skënderaj perplasja tek petro nini perplasjet ne polici prishja e banesave tek petro nini sander lleshaj shkarkimi i policit kastriot skënderaj perplasja tek petro nini perplasjet ne polici prishja e banesave tek petro nini sander lleshaj shkarkimi i policit

Sondazh

Poll