Aktualitet

FOTO/ Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit merr mbështetjen e ambasadores suedeze: Kjo e jona, një luftë e vërtetë kulturore

8 Janar 2020, 14:17 Nga DOSJA
FOTO/ Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit merr mbështetjen e ambasadores

TIRANË- Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka zhvilluar një takim me ambasadoren e Suedisë në Tiranë, Elsa Håstad. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Aleanca shkruan se janë të mrekulluar nga pritja e ambasadores, teksa theksojnë se kanë marrë mbështetjen e saj për qëndresën për mbrojtjen e Teatrit nga shembja.

Pas takimit me zonjën Elsa Håstad, ambasadore e Suedisë në Shqipëri.Jemi të mrekulluar nga thellësia njerëzore, përgatitja kulturore, njohja e gatishmëria e saj për të na dëgjuar. Jemi të lumtur që mund të shpërndajmë rezultatin kryesor të këtij takimi:

Kemi mbështetjen e ambasadores Håstad për qëndresën tonë për Teatrin Kombëtar dhe Festivalin për Mbrojtjen e Teatrit dhe vlerësimin për arritjen që kemi pasur me Europa Nostra. Kjo që ne po bëjmë është një luftë e vërtetë kulturore.Së shpejti shpresojmë që të mirëpresim një trupë suedeze me një shfaqje në Festivalin për Mbrojtjen e Teatrit”, thuhet në shkrimin e Aleancës.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aleanca për mbrojtjen e teatrit kombëtar elsa hastad aleanca për mbrojtjen e teatrit kombëtar elsa hastad

Sondazh

Poll