Aktualitet

Ambada e SHBA jep 4 mln USD për FBI-në shqiptare: BKH do hetojë korrupsionin në nivele të larta (VD)

8 Janar 2020, 13:13 Nga DOSJA
Ambada e SHBA jep 4 mln USD për FBI-në shqiptare: BKH do hetojë

TIRANË- Ambasada amerikane në vendin tonë  nëpërmjet një postimi në Facebook, ka deklaruar se Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), njësia hetuese dhe një nga dy elementët e SPAK, do të veprojë në mënyrë të ngjashme me FBI-në amerikane dhe do të hetojë korrupsionin në nivele të larta dhe krimin e organizuar. Ambasada thekson se  SHBA ka dhënë 4 milionë dollarë  për BKH-në,  të cilat do të përdoren në mbështetje të përpjekjeve të Shqipërisë për zhvillimin e sistemit etik, transparent dhe profesional të drejtësisë që qytetarët e saj meritojnë. 

Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Këtë javë, mësoni se si Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), njësia hetuese dhe një nga dy elementët e SPAK, do të veprojë në mënyrë të ngjashme me FBI-në amerikane dhe do të hetojë korrupsionin në nivele të larta dhe krimin e organizuar.

Elementi i dytë i SPAK, Zyra e Prokurorit të Posaçëm ose SPO, do të çojë në gjykatë çështjet e hetuara nga SPAK. Kjo video tregon se si 4 milionë dollarë që Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka dhënë për BKH-në, do të përdoren në mbështetje të përpjekjeve të Shqipërisë për zhvillimin e sistemit etik, transparent dhe profesional të drejtësisë që qytetarët e saj meritojnë“, shkruan ambasada e SHBA. 

Çfarë është BKH-ja?

BKH është një institucion i cili do të ndihmojë SPAK në hetimin e rasteve të korrupsionit në nivele të larta. Ngritja e BKH pritet të bëhet tani, pas ngritjes së SPAK-ut. Ende nuk është zgjedhur kreu i  këtij institucioni.

(J.V. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ambasada amerikane byroja kombetare e heti reforma ne drejtesi ambasada amerikane byroja kombetare e heti reforma ne drejtesi

Sondazh

Poll