Aktualitet

FOTO/ U arrestua në Rinas me Harun Çelik, kush është gylenisti që pret vendimin për deportimin drejt Turqisë

8 Janar 2020, 09:40 Nga DOSJA
FOTO/ U arrestua në Rinas me Harun Çelik, kush është

TIRANË- Një tjetër shtetas turk pritet të deportohet nga Shqipëria, pasi është duke pritur vendimin e Gjykatës, e cila do shprehet në 13 janar. Sipas informacioneve mësohet se shtetasi turk Selami Simsek, i cili njihet si mbështetës i Fetullah Gylen, është arrestuar në Rinas së bashku me Harun Çelik.

Sot është publikuar dhe foto e Simek, i cili u kap me dokumente false dhe kërkonte të udhëtonte drejt Kanadasë. Në 13 janar ai pritet të dalë para gjykatës së Tiranës.Ndaj tij prokurorja e çështjes, Anila Galanxhi ka ngritur akuzën e falsifikimit të vizave, ndërsa do të jetë gjyqtari Ahmet Metalia i cili do të  marrë vendimin për fatin e tij.

Dosja.al raportoi ekskluzivisht deportimin e 41-vjeçarit, Harun Çelik drejt Turqisë. Harun Çelik, u dërgua në Turqi, megjithëse ai nuk është në kërkim ndërkombëtar. Mësuesi Harun Çelik, u arrestua në muajin korrik në aeroportin e Rinasit, pasi iu gjet një vizë kanadeze, e cila pas kontrollit rezultoi se ishte e falsifikuar. Turku, u dënua nga gjykata me 5 muaj burg, dënim që Çelik, me profesion mësues e vuajti në burgun 302 në Tiranë. Ndërsa dje ai u mor dhe u dërgua direkt e për në Rinas, për t’a ekstraduar në Turqi, ndërsa policia shqiptare pohon jozyrtarisht, se ekstradimi është kryer konform procedurave duke mohuar azilin.

(A.B:E.K/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet deportimi i turkut dosja gylenisti harun çelik selami simsek deportimi i turkut dosja gylenisti harun çelik selami simsek

Sondazh

Poll