Bota

“Nuk është sulm terrorist”, Ambasada e Ukrainës konfirmon se shkak për rrëzimin e avionit ishte defekti i motorit

8 Janar 2020, 08:03 Nga DOSJA
“Nuk është sulm terrorist”, Ambasada e Ukrainës

IRAN-  Ambasada e Ukrainës në Iran ka reaguar menjëherë pas rrëzimit tragjik të avionit ukrainas ku mbetën të vdekur rreth 176 persona, duke thënë se shkak për këtë është bërë defekti i një prej motorëve të avionit.

Përmes reagimit Ambasada ka qartësuar gjithçka rreth këtij aksidenti tragjik, ku ka konfirmuar se ky rast nuk ka lidhje me çështjet e terrorizmit.

“Sipas informacionit paraprak, avioni u rrëzua për shkak të mosfunksionimit të motorit. Versioni i sulmit terrorist ose sulmit me raketa është i përjashtuar.”- thuhet në deklaratë.

Orët e para të mëngjesit të sotëm një avion ukrainas “Boeing 737”, i kompanisë “Ukranian Airlines”, është rrëzuar në Iran me 176 njerëz brenda, ku të  gjithë kanë humbur jetën. Kanë reaguar  menjëherë institucionet ukrainase duke konfirmuar numrin e vitkimave. Ambasada ukrainase në  Iran konfirmoi se shkak për  rrëzimin e avionit është bërë defekti i motorit, duke qetësuar qytetarët se nuk ka lidhje me sulm terrorist. Por akoma ka dyshime pasi nga pamjet e publikuara nga rrëzimi në tokë shihen një numër i shumtë zjarresh.

Burimi: Reuters

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 176 te vdekur ambasada ukrainase defekt motorri iran rrezimi i avionit ukrainas ne iran 176 te vdekur ambasada ukrainase defekt motorri iran rrezimi i avionit ukrainas ne iran

Sondazh

Poll