Bota

Rrëzimi i avionit në Iran, Volodymyr Zelensky: Po punojmë për të sqaruar rrethanat e tragjedisë

8 Janar 2020, 07:30 Nga DOSJA
Rrëzimi i avionit në Iran, Volodymyr Zelensky: Po punojmë

IRAN- Volodymyr Zelensky, Presidenti i Ukrainës pas tragjedisë në Iran, ka deklaruar se të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhi i avionit kanë humbur jetën në këtë aksident, plot 176 njerëz. Në një reagim të shkurtër ai teksa ka ngushëlluar familjarët e viktimave ka deklaruar se po punohet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e të vdekurëve në këtë tragjedi.

“Sipas informacionit paraprak, të gjithë pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit kanë humbur jetën. Ambasada jonë po punon për të sqaruar rrethanat e tragjedisë dhe listën e pasagjerëve të vdekur. Ngushëllimet e mia të sinqerta për familjet dhe të dashurit të të gjithë pasagjerëve dhe anëtarëve të ekuipazhit”, -ka thënë Zelensky.

Avioni ukrainas që po transportonte 176 njerëz është rrëzuar ditën e sotme pasi është ngritur nga aeroporti kryesor i Teheranit.

Ndërkohë momenti i rrëzimit të tij ka ndodhur kur një zjarr goditi një prej motorëve të tij, ka deklaruar Qassem Biniaz, një zëdhënës i Ministrisë së Transporteve në Iran.

Orët e para të mëngjesit të sotëm një avion ukrainas “Boeing 737”, i kompanisë “Ukranian Airlines”, është rrëzuar në Iran me 176 njerëz brenda, ku të  gjithë kanë humbur jetën. Kanë reaguar  menjëherë institucionet ukrainase duke konfirmuar numrin e vitkimave. Ambasada ukrainase në  Iran konfirmoi se shkak për  rrëzimin e avionit është bërë defekti i motorit, duke qetësuar qytetarët se nuk ka lidhje me sulm terrorist. Por akoma ka dyshime pasi nga pamjet e publikuara nga rrëzimi në tokë shihen një numër i shumtë zjarresh.

Burimi:  latimes 

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 176 te vdekur rrezimi i avionit ukrainas ne iran teheran volodymyr zelensky 176 te vdekur rrezimi i avionit ukrainas ne iran teheran volodymyr zelensky

Sondazh

Poll