Sport

CIES: Mbappé lojtari më i kushtueshëm, Serinë A e nderon Lukaku-Martinez (FOTO)

7 Janar 2020, 20:31 Nga DOSJA
CIES: Mbappé lojtari më i kushtueshëm, Serinë A e nderon

CIES (Observatori mbi futbollin ndërkombëtar) shfrytëzoi ardhjen e vitit 2020 për të përpiluar renditjen e parë të vitit: lojtarët me vlerën më të lartë duke marrë parasysh 5 ligat më të mira evropiane. Lojtari më i shtrenjtë është Kylian Mbappé, me vlerë 265.2 milion euro.

Janë 20 lojtarë, vlera e të cilëve tejkalon 100 milion euro, nga Serie A vetëm dy lojtarë janë në listë dhe të dy janë nga Inter: Lautaro Martinez dhe Romelu Lukaku. Podiumi i përgjithshëm përfundon nga Sterling (223.7 milion) dhe Salah (175.1 milion).

Në 10-tshen më të mirë vlerësohen gjithashtu Sancho, Mané, Kane, Rashford, Messi, Griezman. Portieri me vlerën më të lartë është Alisson (77 milionë), mbrojtësi që kushton më shumë është Van Dijk (93 milionë), mbrojtësi i krahut më i shtrenjtë është Alexander-Arnold (110 milionë), mesfushori më i vlerësuar është Maddison (112 milionë) e natyrisht Mbappé si sulmues. Interesant është fakti se Cristiano Ronaldo nuk figuron në listën e publikuar nga CIES.

e.c/ dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport kylian mbappe lojtaret me te kushtueshem mbape lojtari me i kushtueshem renditja e cies kylian mbappe lojtaret me te kushtueshem mbape lojtari me i kushtueshem renditja e cies

Sondazh

Poll