Sport

Show i Lu-La,Inter mposht Napolin dhe thyen ‘mallkimin’ 22-vjeçar, Conte feston fitoren e 100-të

6 Janar 2020, 22:33 Nga DOSJA
Show i Lu-La,Inter mposht Napolin dhe thyen ‘mallkimin’

ITALI– Në javën e 18-të të Serisë A, Inter nuk zhgënjen duke mundur Napolin me shifrat 3-1 dhe vazhdon të jetë në krye së bashku me Juventus. Një sukses në fakt që thyen e një tabu pasi zikaltërit nuk fitonin në “San Paolo” që prej vitit 1997.

Lukaku shënoi në minutën e 13-të duke mundur në duel force Hysajn e më pas në të 33-tën falë gafës së portierit Meret të cilit i shpëtoi topi.

 

Milik rihapi shpresën për napolitanët para fundit të pjesës së parë, por ekipi vendas nuk arriti të kalonte më Handanoviç dhe u godit përsëri nga Lautaro Martinez i cili çoi rezultatin në 3-1. Napoli provoi por dhe fati nuk ishte me ta pasi Insigne nga goditja e dënimit provoi por topi goditi traversēn dhe sfida u mbyll me fitoren 3-1 të skuadrës nga Milano. Kjo fitore ishte dhe suksesi i 100-të për Conten si trajner në 145 ndeshje në kampionatin italian.

(E.Ç. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport inter lukaku seria a inter lukaku seria a

Sondazh

Poll