Sport

“Bella” Partizani, në katër vitet e fundit në stolin e kuq janë ulur pesë trajnerë italian

6 Janar 2020, 17:58 Nga DOSJA
“Bella” Partizani, në katër vitet e fundit në stolin

Partizani duket se ka krijuar një varësi nga trajnerët që vijnë nga Italia, dhe kjo nuk po ndryshon pavarësisht dështimeve njëri pas tjetrit. Në katër vitet e fundit në stolin e kuq janë ulur pesë trajnerë italian.

 

 

Historia nisi me Andrea Agostinelin në vitin 2016-të, por italiani mbijetoi vetëm 5 muaj në “rrëmujën” e kryeqytetit,pas rezultateve të dobëta.

 

 

Pas Agostinelit erdhi Adolfo Sormani, ai që është edhe aktualisht në stol. Paraqitjet pozitive në kualifikueset e Europa League para fillimit të sezonit bindi presidentin Demi se kishte bërë zgjedhjen e duhur, por napolitani e shijoi Tiranën vetëm 4 muaj, i përfshirë në konflikte me lojtarët dhe rezultate të dobëta.

 

 

I përzgjedhuri i radhës u vendos të ishte një ish-lojtar i madh i Juventusit, Mark Iuliano, që u prezantua në vitin 2016-të, por vetëm kaq, ai u mjaftua si një ish futbollist i madh, por si trajner dështoi duke qendruar vetëm dy muaj.

 

 

Kampionati që i dha Skënder Gega pas 26 vitesh mungesë, nuk është se zbehu dashurinë e drejtuesve për të marrë trajnerë nga Italia. Franko Lerda zbarkoi me prepotencë në Shqipëri, si një njeri që kishte trajnuar edhe në Serinë A italiane.

 

 

Humbja në derbi ndaj Tiranës vulosi fatin e një tjetër italiani, ndërsa tani drejtuesit rikthyen edhe një herë Sormanin, si njeriun që do të zgjidhë problemet e Partizanit.

A do të arrijë Sormani të mbijetojë deri në fund të kampionatit? Kjo mbetet për t’u parë…

(E.C/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport adolfo sormani andrea agostinelin franko lerda mark iuliano partizani trajneret italian tek partizani adolfo sormani andrea agostinelin franko lerda mark iuliano partizani trajneret italian tek partizani

Sondazh

Poll