Sport

VIDEO/ Liverpool fiton derbin e “Merseyside” me rezervat, tifozët e Everton i kthejnë shpinën himnit ‘You’ll Never Wa

5 Janar 2020, 18:59 Nga DOSJA
VIDEO/ Liverpool fiton derbin e “Merseyside” me rezervat,

ANGLI– Derbi i “Merseyside” i përket Liverpool, ekipi i Jurgen Kloop arriti të fitojë ndaj Everton në FA Cup që vazhdon prej shumë vitesh mos të fitojë në një përballje direkte. Ndeshja ka përfunduar në shifrat 1-0 dhe gjithçka është vendosur nga magjia e këmbëve të një 19-vjeçari në minutën e 71.

Ishte pikërisht Curtis Jones, mesfushori të cilit Klopp i siguroi një vend titullari në fushën e lojës, që ka realizuar një perlë nga jashtë zone, duke e lënë të shtangur portierin kundërshtar. Një ndër derbet më të zjarrtë në Angli.  ‘Urrejtjen’ që dy klubet kanë për njëra-tjetrën nuk hezitojnë ta shfaqin në forma të ndryshme, derisa tifozët e Evertonit janë treguar kreativë para ndeshjes së sotme.Ata kanë kthyer shpinën në momentin e këndimit të himnit të famshëm të tifozëve të Liverpulit ‘You’ll Never Walk Alone”. Këtë reagim të tyre ndaj tifozëve të Liverpulit e ka publikuar edhe ish-futbollisti i njohur anglez, Geri Lineker.

(E.C/DOSJA.AL)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport derbi i merseyside jurgen kloop derbi i merseyside jurgen kloop

Sondazh

Poll