Sport

Milan harron të fitojë, Ibrahimovic debuton mes 60.000 fërshëllimave nga publiku i ‘San Siros’ (VD)

6 Janar 2020, 16:46 Nga DOSJA
Milan harron të fitojë, Ibrahimovic debuton mes 60.000

ITALI- Milani nuk di të dalë  nga kriza dhe e hap vitin 2020 me një barazim 0-0 kundër Sampdoria-s pikërisht në ditën e debutimit të Ibrahimoviç.

Për Suedezin u mjaftuan 35 minuta në fushë ku lojtari hyri në pjesën e dytë si zëvendësuesi i Piatek, por më vendimtare ishin pritjet e Donnarumma-s, duke i mohuar dy herë golin Gabbiadinit.

Pas poshtërimit që Milan pësoi në Bergamo, u mendua se kuqezinjtë do të riktheheshin rivalizues, por dolën nga stadiumi “San Siro” duke u fërshëllyer mes 60.000 tifozëve që u zhgënjyen nga paraqitja e tyre.

Ky barazim përkeqëson edhe më shumë renditjen e Milanit që e sheh veten në vendin e 12 me 22 pikë.

(E.Ç. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport milan sampdoria san siro seria a zlatan ibrahimovic milan sampdoria san siro seria a zlatan ibrahimovic

Sondazh

Poll