Sport

Juventus dhe Ronaldo pa mëshirë ndaj Cagliarit, portugezi shënon tri herë dhe thyen një tabu (VD)

6 Janar 2020, 16:30 Nga DOSJA
Juventus dhe Ronaldo pa mëshirë ndaj Cagliarit, portugezi shënon

ITALI- Juventus e nis mbarë vitin 2020-të duke marrë një fitore me shifrat 4-0 përballë Cagliarit, njeriu i ndeshjes ishte Cristiano Ronaldo, jo vetëm se shënoi tri herë, por me golin e parë në minutën e 49-të, portugezi theu një tabu.

Cagliari ishte e vetmja skuadër që Ronaldo nuk i kishte shënuar në Serie A, ndërsa tani lojtari kompleton mozaikun duke i realizuar çdo skuadre në kampionatin italian. Juventus i shënoi golat vetëm në pjesën e dytë, Ronaldo në minutën e 49-të përfitoi nga një gabim në mbrojtje duke kaluar në avantazh skuadrën e tij.

Pak minuta më vonë, Ronaldo ka kthyer në gol një penallti të fituar nga Dibala teksa edhe Higuain ka gjetur rrugën e rrjetës. Ndeshen e ka vulosur sërish Ronaldo me një tripletë në këtë takim duke çuar Juven në vendin e parë me 3 pikë më shumë se Interi.

(E.Ç. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport cristiano ronaldo juventus-caliari seria a tripleta e ronaldos cristiano ronaldo juventus-caliari seria a tripleta e ronaldos

Sondazh

Poll