Sport

Ndeshja e yjeve për rindërtimin, kjo është lista me lojtarët turq që do zbresin në fushë

6 Janar 2020, 16:06 Nga DOSJA

Më 10 janar në stadiumin “Air Albania” do të luhet ndeshja e legjendave të futbollit shqiptar me atë grek, italian e turk.

Kjo ndeshje ka si qëllim mbledhjen e sa më shumë parave që do të shkojnë në ndihmë të njerëzve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, të vitit që lamë pas.

Miqësorja mes yjeve të kombëtares sonë dhe atyre të shteteve në fjalë ka si organizator mbrojtësin e Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Andi Lilën dhe motoja e saj është “Luajmë dhe rindërtojmë së bashku”.

Lojtarët e Kombëtares së yjeve të Shqipërisë:

Strakosha, Lorik Cana, Edvin Murati, Alban Bushi, Igli Tare, Altin Lala, Besnik Hasi, Altin Rraklli, Erjon Bogdani, Arjan Beqaj, Artim Shaqiri (Maqedoni e Veriut), Klodian Duro, Ervin Bulku, Armend Dallku, Nevil Dede, Debatik Curri, Hamdi Salihi, Redi Jupi, Nderim Nexhipi (Maqedoni e Veriut) dhe Adrian Aliaj. Në rolin e trajnerit do të jetë Ilir Shulku.

Ndërsa nga Turqia lojtarët janë si më poshtë:

 

Marrë nga: Top-Channel

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport ndeshja e bamiresise ndeshja mes yjeve te shqiperise dhe atyre turg greke e italian ndeshja per rindertimin termeti i 26 nentorit ndeshja e bamiresise ndeshja mes yjeve te shqiperise dhe atyre turg greke e italian ndeshja per rindertimin termeti i 26 nentorit

Sondazh

Poll