Sport

Milani dhe Tottenham arrijnë marrëveshjen, Tomori shumë pranë Premier League!

Në këtë pikë, do të jetë vetë lojtari ai që do të vendosë nëse do të qëndrojë në Milano apo do të rikthehet në Premier League.

1 Shkurt 2025, 00:16 Nga DOSJA
Milani dhe Tottenham arrijnë marrëveshjen, Tomori shumë

ANGLI - Fikayo Tomori është shumë pranë largimit nga Milani në këto ditë të fundit të merkatos dimërore. Tottenham-i ka parakaluar Aston Villa-n dhe tani është në ‘pole position’ për mbrojtësin anglez, një nga protagonistët kryesorë të titullit kampion të Milanit. Spurs kanë vendosur në tryezë plot 30 milionë euro (25+5 në formë bonusesh), duke marrë miratimin e kuqezinjve. Në këtë pikë, do të jetë vetë lojtari ai që do të vendosë nëse do të qëndrojë në Milano apo do të rikthehet në Premier League.

I lënë në plan të dytë gjatë menaxhimit të Paulo Fonseca-s, qendërmbrojtësi anglo-kanadez ka rifituar vendin e titullarit me Sergio Conceição-n, por oferta e Tottenham-it është shumë tunduese, aq sa do t'i siguronte Milanit një fitim kapital prej rreth 15 milionë eurosh.

Shifra prej 30 milionë eurosh është pikërisht ajo që Milani kishte kërkuar nga Juventusi disa javë më parë. Bardhezinjtë kishin propozuar një huazim me pagesë prej 5 milionë eurosh, me detyrim blerjeje për 20 milionë euro dhe 5 milionë euro të tjera në formë bonusesh. Më pas, negociatat u ftohën dhe u mbyllën pas ardhjes së Sergio Conceição-s.

Tani, trajneri portugez rrezikon të humbasë një lojtar kyç për derbin e së dielës: me Gabbian në dyshim dhe Thiaë që mund të rikuperohet vetëm për stolin, Conceição-s i mbetet si e vetmja alternativë Pavlovic. Një tjetër dhimbje koke në një periudhë tepër të vështirë për Milanin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll