Sport

E pabesueshme, 30.000 persona ndjekin rikthimin e Neymar!

Në moshën 32-vjeçare, ish-‘ylli’ i Barcelonës dhe PSG-së ndjeu nevojën për t'u kthyer në shtëpi dhe për të përqafuar gjithçka që i kujton Santosin, klub që e bëri të famshëm në mbarë botën.

31 Janar 2025, 17:27 Nga DOSJA
E pabesueshme, 30.000 persona ndjekin rikthimin e Neymar!

BRAZIL - Neymar Jr po rikthehet. Jo në Evropë, siç do të kishin shpresuar miliona fansa, por sigurisht shumë larg Arabisë Saudite dhe klubit luksoz Al Hilal, i cili më shumë i solli atij dëshpërim dhe dëmtime sesa magji me topin.

Në moshën 32-vjeçare, ish-‘ylli’ i Barcelonës dhe PSG-së ndjeu nevojën për t'u kthyer në shtëpi dhe për të përqafuar gjithçka që i kujton Santosin, klub që e bëri të famshëm në mbarë botën.

Një kthim i shumëpritur

O'Ney do të zbarkojë së shpejti te Santosi, pasi tashmë është në fluturim drejt São Paulos për të takuar njerëzit e tij dhe për të ndjerë ngrohtësinë që e pret. Ai do të rikthehet në huazim për gjashtë muaj, me mundësinë e zgjatjes së kontratës edhe për një vit tjetër. Por, përtej gjithçkaje, zgjedhja e Neymar-it për të veshur edhe një herë fanellën bardhezi me të cilën bëri hapat e parë në karrierë ka emocionuar tifozët dhe ka ngrohur zemrat e të gjithëve.

Eufori e papërmbajtshme

Sipas asaj që ka raportuar gazeta ‘Olé’, Neymar tashmë ka mbërritur në Brazil për t'u bashkuar me klubin e tij të parë, dhe pritja nga tifozët ka qenë spektakolare. Rreth 30 mijë persona kanë ndjekur në kohë reale fluturimin e tij, ndërsa ai është pranë finalizimit të kthimit te Santosi. Para se të shkojë me helikopter drejt Vila Belmiros, ai do të marrë pjesë në një event ekskluziv me partnerët komercialë në São Paulo. Kujtojmë se Neymar do të përfitojë 170 mijë dollarë në muaj, plus 90% të të drejtave të imazhit të gjeneruara gjatë periudhës së tij te Santosi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 31 Janar 2025, 14:00

Tjetër mungesë për Dani Olmon…

SPANJE - Nëse Barça po kënaqet këtë sezon me rikthimin e rezultateve të mëdha, qoftë në Champions League, ku ka...