Sport

Ancelottit për Arabinë Saudite: "Ata duan të përdorin futbollin për një imazh më të mirë"

“Arabia Saudite është një vend që ka Kupën e Botës 2034 dhe ka të drejtë të presë dhe të përfitojë nga futbolli për të treguar një imazh të mirë të vendit”.

31 Janar 2025, 16:00 Nga DOSJA

Ancelottit për Arabinë Saudite: "Ata duan të përdorin

SPANJE - Carlo Ancelotti foli në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Espanyolit për interesin e Arabisë Saudite për lojtarë si Rodrygo dhe la një reflektim mbi projektin e vendit saudit.

"Ajo që unë mendoj është se Arabia Saudite është një vend që ka Kupën e Botës 2034 dhe ka të drejtë të bëjë dhe të përfitojë nga futbolli për të treguar një imazh të mirë të vendit.

Unë nuk shoh asgjë të çuditshme në të. Ata kanë një projekt shumë serioz sepse Arabia Saudite është një vend shumë i forte dhe me shumë fansa”, tha ai. 

"Unë nuk shoh asgjë të çuditshme. Ata po përpiqen të përmirësohen, duke nënshkruar me lojtarë të rëndësishëm. Futbolli nuk është vetëm nga Evropa, është nga e gjithë bota. Futbolli është në mbarë botën", tha trajneri i Real Madridit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 31 Janar 2025, 14:00

Tjetër mungesë për Dani Olmon…

SPANJE - Nëse Barça po kënaqet këtë sezon me rikthimin e rezultateve të mëdha, qoftë në Champions League, ku ka...