Sport

Vjen momenti i shumë pritur, Neymar nën gjurmët e Pele!

“Premtoj të bëj gjithçka që është në fuqinë time për të vazhduar të nderoj trashëgiminë tënde. Kisha thënë: 'Po iki, por do të kthehem'. E mbani mend? Princi është kthyer."

1 Shkurt 2025, 00:13 Nga DOSJA
Vjen momenti i shumë pritur, Neymar nën gjurmët e Pele!

BRAZIL - Një rikthim në shenjë të legjendës Pelé. Santos ribashkohet me një nga djemtë e tij të preferuar: pas disa ditësh pritjeje, erdhi njoftimi i shumpritur për angazhimin e Neymar Junior. Braziliani shpjegoi në një video arsyet që e shtynë të merrte këtë vendim:

"Arrita te Santos-i kur isha fëmijë, plot me ëndrra. Vila Belmiro më priti, aty u rrita dhe isha i lumtur. Santos më bëri të njoh botën, por zemra ime nuk ka pushuar kurrë së qeni bardhezi. E kujtoj çdo eksperiencë të kaluar këtu, çdo moment. Një kujtim i gjallë, i lumtur dhe i përjetshëm. Një kujtim që tani dua ta jetoj përsëri me ju, si gjithmonë.

I dashur Pelé, froni dhe kurora do të jenë gjithmonë të tutë, sepse je i përjetshëm. Do të ishte nder të vishja numrin 10, fanellën e shenjtë që ka kaq shumë kuptim për Santos-in dhe për botën. Premtoj të bëj gjithçka që është në fuqinë time për të vazhduar të nderoj trashëgiminë tënde. Kisha thënë: 'Po iki, por do të kthehem'. E mbani mend? Princi është kthyer."

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Santos Futebol Clube (@santosfc)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll