Sport

Vllaznia “zhyt” Teutën në Durrës dhe ngjitet e dyta! (RENDITJA)

Ekipi shkodran fitoi me rezultatin 1-3, duke u ngjitur qoftë përkohësisht në vendin e dytë, me 40 pikë, dy më pak se Egnatia, që mposhti 2-1 Bylisin.

31 Janar 2025, 18:41 Nga DOSJA

Vllaznia “zhyt” Teutën në Durrës dhe ngjitet e dyta!

DURRES - Teuta nuk ngre kokë edhe pas ndryshimit në pankinë (Devolli mori vendin e të larguarit Martini). Skuadra durrsakë pësoi humbjen e katër radhazi në Superiore, këtë herë përballë Vllaznisë në “Niko Dovana”, duke vënë seriozisht në diskutim qëndrimin në elitë. Ekipi shkodran fitoi me rezultatin 1-3, duke u ngjitur qoftë përkohësisht në vendin e dytë, me 40 pikë, dy më pak se Egnatia, që mposhti 2-1 Bylisin.

Një ndeshje pa shumë histori, me miqtë shkodranë që shënuan që në minutën e dytë me Esat Malën, i cili përfitoi nga një gabim i mbrojtjes në spastrimin e zonës, duke e dërguar topin në rrjetë. Në minutën e 22-të, Dodaj fiton një 11-metërsh pas ndërhyrjes së Tafasit, dhe Balaj nuk gabon, 0-2.

Një shok për Teutën, që me dy golat e pësuar ka humbur edhe moralin. Vllaznia mund të kishte shënuar gola të tjerë në këtë fraksion me rastet e shumta të krijuara.

Tjetër gol për Vllazninë në fillim të pjesës së dytë: Dodaj tregon gjithë klasin e tij më një goditje të harkuar, që përfundoi atje ku nuk mund të ndërhynte portieri i Teutës. Me fitoren të ‘hipotekuar’, Vllaznia lëshon pak terren dhe një një moment shpërqendrimi i jep mundësinë Beshirajt të mposhtë Jukajn, 1-3.

Me gjithë përpjekjet e Teutës për të ndryshuar rrjedhën e lojës rezultati mbeti i ai minutës së 60-të, me Teutën që tani rrezikon më shumë se kurrë rënien nga Kategoria.

Vllaznia “zhyt” Teutën në Durrës dhe ngjitet e dyta!

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 31 Janar 2025, 14:00

Tjetër mungesë për Dani Olmon…

SPANJE - Nëse Barça po kënaqet këtë sezon me rikthimin e rezultateve të mëdha, qoftë në Champions League, ku ka...