Sport

Al Ittihad paguan 4 milion euro për të blerë përfundimisht mbrojtësin kuqezi

Mitaj u huazua tek Al Ittihad gjatë merkatos së verës dhe brenda gjysmës së parë të sezonit shkëlqeu me perfprmancën e tij duke i bindur drejtuesit që të shpezojnë katër milionë euro për kartonin e tij.

31 Janar 2025, 18:50 Nga DOSJA
Al Ittihad paguan 4 milion euro për të blerë përfundimisht

ARABI SAUDITE - Al Ittihad blen përfundimisht kartonin e futbollistit të Kombëtares Shqiptare, Mario Mitaj. Klubi arab ka  gjetur marrëveshjen me Lokomotivën e Moskës për transferimin përfundimtar të mbrojtësit në Arabinë Saudite.  

Mitaj u huazua tek Al Ittihad gjatë merkatos së verës dhe brenda gjysmës së parë të sezonit shkëlqeu me perfprmancën e tij duke i bindur drejtuesit që të shpezojnë katër milionë euro për kartonin e tij.

Në njoftimin e klubit moskovit shkruhet:

“Mbrojtësi i Lokomotivës së Moskës i është bashkuar Al Itihad me kontratën e blerjes prej 4 milionë eurosh. Lokomotiva e falënderon Marion për performancën e tij, kur ishte pjesë e skuadrës sonë dhe i uron suksese në të ardhmen.” 21-vjeçari kuqezi ka luajtur deri më tani 12 ndeshje në Arabinë Saudite.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 31 Janar 2025, 14:00

Tjetër mungesë për Dani Olmon…

SPANJE - Nëse Barça po kënaqet këtë sezon me rikthimin e rezultateve të mëdha, qoftë në Champions League, ku ka...