E pabesueshme, 30.000 persona ndjekin rikthimin e Neymar!
BRAZIL - Neymar Jr po rikthehet. Jo në Evropë, siç do të kishin shpresuar miliona fansa, por sigurisht shumë larg Arabisë Saudit...
“Mendoj se të gjithë mezi presin t’i shohin ato përballje, por për momentin jemi të fokusuar te ndeshjet kundër Ajax-it dhe PSV-së.”
HOLLANDE - Brian Priske, trajner i Feyenoord-it, foli në një konferencë për shtyp dy ditë para ndeshjes kundër Ajax-it, duke komentuar edhe mbi transferimin e mundshëm të Santiago Gimenez te Milani:
“Si trajner, detyra ime është të jap më të mirën me lojtarët që kam në dispozicion. Kam një marrëdhënie jashtëzakonisht të mirë pune me Dennis te Kloese (drejtor sportiv i klubit) dhe jemi në të njëjtën linjë. Drejtori ynë sportiv bën atë që është më e mira për klubin, edhe kur bëhet fjalë për një largim të mundshëm të Gimenez.
Do të më pëlqente shumë ta mbaja Santi-n, sepse është një lojtar shumë i mirë. Shpresoj që ta mbajmë, por kjo nuk është vetëm një vendimmarrje imja. E kuptoj që lojtarët kanë shumë ambicie. Është pjesë e futbollit që lojtarët duan të luajnë në kompeticione të mëdha, sepse është e rëndësishme të kesh ambicie. Karburanti për njerëzit në sport është realizimi i ëndrrave, ndaj e kuptoj plotësisht Gimenez-in. Të gjithë e dinë që Milani është një nga klubet e ëndrrave të tij.”
Do të përballeni me Milanin në play-off-in e Champions League?
Mendoj se do të jetë një sfidë tërheqëse. Do të jenë dy ndeshje shumë të bukura. Milani është pa dyshim një klub i jashtëzakonshëm, me shumë histori. Mendoj se të gjithë mezi presin t’i shohin ato përballje, por për momentin jemi të fokusuar te ndeshjet kundër Ajax-it dhe PSV-së.”
A keni shanse për t’u kualifikuar?
Sigurisht që kemi një mundësi, sepse kemi ndjesi të mira në Champions League. Nuk do të jetë e lehtë, por sigurisht që kemi një shans të mirë. Do të hyjmë në ato ndeshje me besim të plotë. Tani gjëja më e rëndësishme është të marrim pikë në Eredivisie dhe të kalojmë në raundin tjetër të Kupës së Holandës.
Si është gjendja e Gimenez?
Mirë. Sot nuk ishte në fushë, por synimi është që të stërvitet me ne nesër.
B.T (Dosja.al)
BRAZIL - Neymar Jr po rikthehet. Jo në Evropë, siç do të kishin shpresuar miliona fansa, por sigurisht shumë larg Arabisë Saudit...
RROGOZHINE - Egnatia ka vazhduar e qetë marshimin në kreun e renditjes së Kategorisë Superiore, teksa ka mundur sot me shifrat 2-1 Bylisin n...
SPANJE - Carlo Ancelotti foli në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Espanyolit për interesin e Arabisë Saudite për ...
SPANJE - Trajneri 52 vjeçar, Zinedine Zidane ka qenë pa ndonjë rol që kur u largua nga Madridi në vitin 2021. Ishte periudha e tij ...
SPANJE - Pau Cubarsí nuk humb kohë. Kanë kaluar vetëm 9 ditë që ka mbushur 18 vjeç dhe tashmë ka ma...
SPANJE - Pak nga pak, Wojciech Szczesny po fiton vendin e tij në formacionin titullar, pavarësisht gabimeve të portierit polak, gj&eu...
SPANJE - Nëse Barça po kënaqet këtë sezon me rikthimin e rezultateve të mëdha, qoftë në Champions League, ku ka...
ZVICER - Është hedhur në Nion të Zvicrës shorti i fazës së Play Off-it të këtij edicioni të Europa League. P...
ZVICER - Në Nyon të Zvicrës u hodh shorti i fazës së ‘Play-off”-it të Champions League. Goglat përcaktuan duele...
SPANJE - Mjaft e qetë gjatë një pjese të mirë të afatit kalimtar dimëror, Arabia Saudite ka vendosur dukshëm të d...