Sport

Egnatia kalon me lehtësi Bylisin dhe tenton shkëputjen!

Por me vërshëllimën përfundimtare, ishte Egnatia që festoi tre pikët dhe bën tentativën e parë për shkëputje në kreun e renditjes.

31 Janar 2025, 17:25 Nga DOSJA
Egnatia kalon me lehtësi Bylisin dhe tenton shkëputjen!

RROGOZHINE - Egnatia ka vazhduar e qetë marshimin në kreun e renditjes së Kategorisë Superiore, teksa ka mundur sot me shifrat 2-1 Bylisin në ndeshjen e parë të javës së 23-të. Skuadra e Edlir Tetovës ka dominuar plotësisht sfidën, teksa ka humbur raste të mira shënimi në pjesën e parë.

Në të dytën, rrogozhinasit korrigjuan shënjestrën dhe fillimisht me Lushkjen e pastaj me Ndrecën shënuan dy gola që u duk se i dhanë pak qetësi skuadrës.

Qetësi që solli edhe një shpërqendrim në prapavijën e rrogozhinasve, të cilët i dhuruan një gol Bylisit në fund, për të bërë pak më dramatike mbylljen e ndeshjes. Por me vërshëllimën përfundimtare, ishte Egnatia që festoi tre pikët dhe bën tentativën e parë për shkëputje në kreun e renditjes.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 31 Janar 2025, 14:00

Tjetër mungesë për Dani Olmon…

SPANJE - Nëse Barça po kënaqet këtë sezon me rikthimin e rezultateve të mëdha, qoftë në Champions League, ku ka...