Politike

Konventa e Partisë së Lirisë në Tiranë/ Ilir Meta do të flasë për herë të parë nga burgu, ora dhe vendi ku do të organizohet

Gjithashtu njoftohet se gjatë Konventës Presidenti Ilir Meta, do të përcjellë mesazhin e tij për anëtarët e kësaj force politike dhe për të gjithë shqiptarët në një lidhje të drejtpërdrejtë (Live) nga burgu. 

31 Janar 2025, 21:35 Nga B.Z
Konventa e Partisë së Lirisë në Tiranë/ Ilir Meta do
Ilir Meta

TIRANË - Partia e Lirisë njofton se do të mbajë Konventën e saj në Tiranë, 100 ditë pas arrestimit të presidentit të kësaj force politike, Ilir Meta. Në një postim në rrjete sociale, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, njofton se kanë nisur përgatitjet për këtë event. Bëhet me dije se Konventa do të mbahet ditën e shtunë më datë 1 shkurt, ora 11:00, te Xhamia e Namazgjasë, Kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit.

Gjithashtu njoftohet se gjatë Konventës Presidenti Ilir Meta, do të përcjellë mesazhin e tij për anëtarët e kësaj force politike dhe për të gjithë shqiptarët në një lidhje të drejtpërdrejtë (Live) nga burgu. 

Postimi në Facebook:

Gjithçka gati për Konventën madhështore të Tiranës! 

Për herë të parë, 100 ditë pas rrëmbimit kriminal dhe fiks 100 ditë nga zgjedhjet e 11 Majit, Presidenti Ilir Meta do të përcjellë LIVE mesazhin e tij për anëtarët e Partisë së Lirisë dhe për të gjithë shqiptarët. 

E shtunë, 1 Shkurt

Xhamia e Namazgjasë, Kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit

Ora 11:00

Së bashku për Fitoren më 11 Maj të ‘5 Prioriteteve për 4 milion shqiptarë plus’!

ilir meta ne kosove

Sondazh

Poll