Politike

"Plug and Play"/ Rama në prezantimin e platformës së zhvillimit të talenteve të teknologjisë: Rol të rëndësishëm në transformimin rrënjësor të Shqipërisë!

Gjatë fjalës së tij për të pranishmit Rama u shpreh se platforma "Plug and Play" sipas tij do të luajë rol të rëndësishëm në transformimin rrënjësor të Shqipërisë.

31 Janar 2025, 17:58 Nga B.Z
"Plug and Play"/ Rama në prezantimin e platformës së
Edi Rama

TIRANË - Kryeministri Edi Rama, ishte i pranishëm këtë të premte në eventin që po zhvillohet te Piramida, ku po prezantohet platforma globale e zhvillimit të talenteve të teknologjisë, “Plug and Play”. Gjatë fjalës së tij për të pranishmit Rama u shpreh se platforma "Plug and Play" sipas tij do të luajë rol të rëndësishëm në transformimin rrënjësor të Shqipërisë.

Rama shprehet më tej se Shqipëria ka pozicionin më të përparuar në qeverisjen digjitale në të gjithë rajonin, pasi ofron rreth 45 milionë shërbime online.

Rama: Në këtë botë nuk ka rëndësi ku je, kush je, çfarë ngjyre ka lëkura jote, çfarë feje i përket apo nëse e mallkon Zotin nga mëngjesi deri në darkë, çfarë gjuhe flet. Rëndësi ka çfarë fantazie dhe rëndësia që ke për t’u dalluar nga të tjerët. Duhet edhe aksesi në hapësira si kjo e “Plug and Play”.

Jam shumë i emocionuar sot, jo se më kanë munguar eventet për të pasur emocione, por në rastin konkret është një gur i rëndë kilometrik në transformimin rrënjësor të Shqipërisë dhe në tatëpjetën që kemi për të ngjitur në majën e 2030.

Sot ne kemi pozicionin më të përparuar në qeverisjen digjitale në të gjithë rajonin, jemi në pjesën e sipërme të klasifikimit edhe në Europë, sepse ofrojmë 95% të shërbimeve publike online. Fale sistemi të ri qe kemi krijuar, ofrojmë mbi 45 milionë shërbime online.

E kemi nisur nga bishti, me një numër qesharak. Sot kemi mbi 3 milionë përdorues, individë apo biznese, e kemi nisur më pak se 50 mijë përdorues. Edhe ata ishin regjistruar sepse nuk merrnin shërbime.

edi

Sondazh

Poll