Politike

Procesi për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së/ Gonzato: Të ndërtojmë besim dhe të sigurojmë transparencë

Goanzato thotë se ndërprerja e procesit është vendimi i duhuer.

31 Janar 2025, 19:45 Nga M.B
Procesi për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të
Silvio Gonzato

TIRANA- Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka reaguar pasi Këshilli Drejtues i RTSH vendosi pezullimin e garës për drejtorin e RTSH, pas akuzave për paligjshmëri. Goanzato thotë se ndërprerja e procesit është vendimi i duhuer.

Përmes një reagimi në platformën "X" ku ka ndarë edhe një reagim të prezencës së OSBE-së në Tiranë, e cila bëri thirrje për një garë transparente dhe të bazuar në meritë, edhe Gonzato ka kërkuar që të njëjtën gjë.

"Vendimi i duhur. Në një kohë kur ne hapim platformën për promovimin e lirisë së shprehjes në Shqipëri përmes dialogut të hapur, ne duhet të ndërtojmë besim dhe të sigurojmë transparencë", thotë Gonzato.

Më 29 janar 2025 Komisioni i Medias ka vendosur t'i kërkojë Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar të ndërpresë procesin e zgjedhjes së drejtorit të përgjithshëm. Pak ditë më parë, Këshilli Drejtues i RTSH vendosi që të skualifikojë 3 nga 5 kandidatët me pretendimin se nuk plotësojnë kriteret.

Kryetarja e këtij komisioni, Ina Zhupa është shprehur se nëse nuk pranojnë që të ndërpresin procesin, Partia Demokratike do kërkojë shkarkimin e anëtarëve. Anëtarja e komisionit, Evis Kushi tha se mazhoranca është e gatshme të ndërmarrë çdo hap që lejon ligji për të garantuar garë të hapur. 

silvio gonzato rtsh

Sondazh

Poll