Politike

Zgjedhja e Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH, OSBE: Të bazohet në merita dhe transparencë, i bashkohemi mbështetjes ndërpartiake

Në reagim thuhet se prezenca e OSBE-së në Shqipëri i bashkohet mbështetjes ndërpartiake, Asociacionit të Gazetarëve, SCIDEV-Center dhe Safe Journalists në mirëpritjen e vendimit të RTSH-së për të pezulluar procesin e zgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm. 

31 Janar 2025, 17:53 Nga M.B
Zgjedhja e Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH, OSBE: Të
Foto ilustruese

TIRANA- Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka bërë një reagim lidhur me procesin e zgjedhjes së Drejtorit të RTSH-së. Në reagim thuhet se prezenca e OSBE-së në Shqipëri i bashkohet mbështetjes ndërpartiake, Asociacionit të Gazetarëve, SCIDEV-Center dhe Safe Journalists në mirëpritjen e vendimit të RTSH-së për të pezulluar procesin e zgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm. Gjithashtu në reagim bëhet thirrje për një proces transparent, të bazuar në meritë, që të sigurojë drejtësi dhe llogaridhënie dhe presim me interes seancën dëgjimore të së hënës.

POSTIMI:

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri i bashkohet mbështetjes ndërpartiake, Asociacionit të Gazetarëve, SCIDEV-Center dhe Safe Journalists në mirëpritjen e vendimit të RTSH-së për të pezulluar procesin e zgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm. Bëjmë thirrje për një proces transparent, të bazuar në meritë, që të sigurojë drejtësi dhe llogaridhënie, dhe presim me interes seancën dëgjimore të së hënës.

Më 29 janar 2025 Komisioni i Medias ka vendosur t'i kërkojë Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar të ndërpresë procesin e zgjedhjes së drejtorit të përgjithshëm. Pak ditë më parë, Këshilli Drejtues i RTSH vendosi që të skualifikojë 3 nga 5 kandidatët me pretendimin se nuk plotësojnë kriteret.

Kryetarja e këtij komisioni, Ina Zhupa është shprehur se nëse nuk pranojnë që të ndërpresin procesin, Partia Demokratike do kërkojë shkarkimin e anëtarëve. Anëtarja e komisionit, Evis Kushi tha se mazhoranca është e gatshme të ndërmarrë çdo hap që lejon ligji për të garantuar garë të hapur. 

osce rtsh

Sondazh

Poll